Vinicius Junior është kryqëzuar shkaku i neglizhencës së treguar në ndjekjen e lojtarëve në mbrojtje.
Real Madridi fitoi ndaj Fenerbahces me rezultat 5-3 në ndeshjen e vlefshme për Audi Cup.
Megjithatë, paraqitjet e Mbretërve dhe mbrojtja në veçanti lënë shumë për të dëshiruar në ndeshjet miqësore para-sezonale.
Kritikat e fundit kanë ardhur edhe në këtë takim ndaj gjigantit turk, pasi Reali pranoi tri gola dhe pjesa e parë përfundoi me barazim 2-2.
Pikërisht tek goli i barazimit nga Fenerbahce, mediat spanjolle kanë gjetur një gabim nga sulmuesi brazilian, Vinicius Jr, i cili është kryqëzuar pastaj nga kritikat.
Vinicius ishte në krahun e djathtë të sulmit dhe në momentin e aksionit të Fenerbahces, nuk e ndoqi lojtarin e tij, Nabil Dirar, i cili luante në të majtë të mbrojtjes.
Dirar doli në kundërsulm i vetëm dhe arriti me lehtësi të shënoj për 2-2, pas asistimit të Vedat Muriqit. /Telegrafi/
Goooollllll Nabil Dirar! #AudiCup2019 pic.twitter.com/01au2ZiRQV
— Çubuklu Peşinde (@CubukluPesinde) July 31, 2019