LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përkujton Ismet Rracin

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përkujton Ismet Rracin

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka përkujtuar kryetarin e degës së LDK0së dhe të kuvendit të komunës së Klinës, Ismet Rracin në 18 vjetorin e vrasjes së tij.

Përmes një komunikatë për media, Mustafa, ka thënë se 18 vite më parë Klina dhe e tërë Kosova humbi atdhetarin e çmuar dhe të respektuar.

“18 vite më parë Klina dhe e tërë Kosova humbi atdhetarin e çmuar dhe të respektuar, njëherësh kryetar i Degës së LDK-së në Klinë, Ismet Rracin.


Ismet Rraci ishte shkrimtar me gjuhë të guximshme e të mprehtë që ngriti zërin kundër mizorëve të kohës së egër të viteve të ’90-ta. Ishte burrë i urtë, intelektual dhe mësues që qëndroi gjithnjë pranë nxënësve të tij dhe qytetarëve të Klinës duke përfshirë edhe periudhën e luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilën e mbështeti pa asnjë rezervë.

Presidenti Historik dr. Ibrahim Rugova kishte dënuar vrasjen e Ismet Rracit si të ‘drejtuar kundër lirisë, pavarësisë, paqes dhe demokracisë së Kosovës.

Ismet Rraci gjithnjë do të kujtohet nga Lidhja Demokratike dhe nga të gjithë qytetarët e Kosovës për trimërinë, kontributin dhe atdhedashurinë e pafund”, thuhet në njoftimin për media./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Kalo në kategori