Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka qenë prezent në natën përmbyllëse të festivalit “Sunny Hill”, që u mbajt për katër ditë radhazi në Parkun e Gërmisë.
Ai ka shijuar natën e fundit të festivalit që ka bërë bujë edhe ndërkombëtarisht, gjersa janë publikuar disa pamje në rrjete sociale.
Faqja “Qeveria e Republikës së Kosovës” ka publikuar një fotografi në Facebook, ku shihet Kurti teksa xhiron atmosferën me telefonin e tij, e më pas ka realizuar edhe një video tjetër.
Në ditën e djeshme (e diel), kryeministri po ashtu ka pritur në zyrën e tij artisten shqiptare me famë botërore, Dua Lipën.
Për këtë të fundit thuri lëvdata të mëdha, e madje e cilësoi të pamatshëm kontributin e Duas për Kosovën.
“Sunny Hill” theksojmë se nisi të enjten (4 gusht) dhe mbaroi dje e diel (7 gusht). Përgjatë këtyre netëve, pati performance nga ma të ndryshmet nisur nga yjet botëror e më pas edhe nga artistë shqiptarë.
Dua këndoi në natën e parë të “Sunny Hill”, për të vazhduar më pas me J Balvin, Skepta, Aj Tracey, Skepta dhe Diplo. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=at2ILS0raCc