Abbott dhe bashkëpunëtorët e tij janë zhvendosur pranë Nhulunbuyas, në veri të Australisë, që është tetë orë fluturim larg nga kryeqyteti Canberra.

Kur banorët e parë nga Evropa filluan të banojnë në Australi në vitin 1788, aborigjenët përbënin rreth një milion të popullatës, ndërsa sot, pas gjithë atyre viteve, janë vetëm 470 mijë nga 23 milionë banorë sa ka Australia, transmeton Telegrafi.


Demografia është më e dobët për shkak të normave të larta të vdekshmërisë së foshnjave, dështimeve në shkollim, papunësisë, abuzimit me substanca dhe krimit.

Tony Abbott, i cili mësoi për teologji në një institucion katolik, kishte dalë vullnetarisht që të ndihmojë komunitetin aborigjen, edhe para se të bëhet kryeministër.

Të hënën ai përsëriti se do të organizojë një referendum me të vetmen kërkesë që të njihet me Kushtetutë statusi i aborigjenëve.

Vitin e kaluar, Parlamenti australian pranoi se aborigjenët ishin banorët e parë të ishullit. /Telegrafi/