LAJMI I FUNDIT:

​KRU ‘Prishtina’: Nuk ka kërkesë zyrtare nga qeveria për lirim nga pagesa e ujit të pijshëm

​KRU ‘Prishtina’: Nuk ka kërkesë zyrtare nga qeveria për lirim nga pagesa e ujit të pijshëm

Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka njoftuar se nuk ka pranuar asnjë kërkesë zyrtare nga Qeveria e Kosovës për mos pagesë të shpenzimeve të ujit nga qytetarët.

Përmes një komunikate për media, kjo kompani kërkon nga qytetarët që të vazhdojnë të bëjnë pagesat për shpenzimet e tyre të ujit.

KRU “Prishtina” thotë se është krijuar dilemë të qytetarët pas disa deklaratave, sipas tyre, jo zyrtare dhe nga persona jo kompetent, lidhur me pezullimin e pagesave gjatë kohës së pandemisë.


“Deri më tash, ujësjellësi rajonal ‘Prishtina’ nuk ka asnjë kërkesë zyrtare nga Qeveria e Republikës së Kosovës për mos pagesë të shpenzimeve të ujit nga qytetarët. Si rrjedhojë, kërkojmë nga ju që të vazhdoni të bëni pagesën e shpenzimit të ujit ngase këto do të i ndihmonin Ujësjellësit Prishtina që të ketë një likuiditet financiar dhe të vazhdojë të punoj për një furnizim të rregullt me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, KRU “Prishtina” thotë ka bërë disa rregullime në sistemin elektronik të pagesave ku secili konsumator mund të qaset përmes E-banking dhe të bëjë pagesën e faturës së ujit dhe kanalizimit dhe se janë në konsultim me Postën e Kosovës, e cila do të ofroi mundësinë që pagesat e ujit të bëhen edhe përmes arkave mobile.

Ato do të vendosen në secilën komunë për ata konsumatorë të cilët nuk mund të kenë qasje në sistemin elektronik të pagesave për arsye të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një

Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një

Ekonomi
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

Ekonomi
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Ekonomi
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës

Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës

Ekonomi
Kalo në kategori