LAJMI I FUNDIT:

KRU “Prishtina” bën thirrje të shpenzohet racionalisht uji i pijshëm

KRU “Prishtina” bën thirrje të shpenzohet racionalisht uji i pijshëm
Foto: Arkiv

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka bërë thirrje të shpenzohet racionalisht uji i pijshëm.

Në një njoftim për media thuhet se çdo ditë e më shumë po rriten  kërkesat për ujë të pijshëm.

“Niveli i ujit në  liqenin e Batllavës sot është minus 1.52  metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit minus 7.90  metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes. Të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzuar atë në mënyrë të drejtë.


Të shpenzojmë ujin e pijshëm për nevoja shtëpiake dhe assesi për destinime tjera të paarsyeshme”, thuhet në njoftim.

KRU “Prishtina” thekson se  me të gjitha kapacitetet teknike trajtuese është duke bërë shpërndarje të barabartë të ujit të pijshëm te të gjithë konsumatorët.

“Ujin e zëvendëson vetëm uji! Andaj, t’i ruajmë dhe mbrojmë burimet e ujit për periudhat vijuese! Dje dhe sot uji po keqpërdoret me të madhe, me ç’rast pikat e larta të furnizimit po kanë vështirësi në furnizim të rregullt me ujë”, thuhet më tej. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Kalo në kategori