Në aksidentin që ndodhi në Hoçë pësuan edhe pesë persona të tjerë të cilët janë lënduar, njëri ndërkaq me lëndime serioze për jetë njoftoi të hënën policia në Prizren. Zëdhënësi rajonal i policisë në Prizren, Hazir Berisha ndërkaq tha se hetues policorë nga Trafiku Rajonal kanë kryer procedurat e shikimit të vendit të ngjarjes si dhe i pranishëm ishte edhe prokurori.

Ndërkohë të hënën në mëngjes në rrugën “Hajrullah Abdullahu”, në një shtëpi në ndërtim e sipër, është gjetur i varur një trup i pajetë. Njësitë patrulluese të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësor të Mjekësisë Ligjore dhe kanë konstatuar se trupi i pajetë dyshohet se është i moshës 30-35 vjeç.


Te personi nuk është gjetur asnjë dokument identifikimi dhe i njëjti nuk është identifikuar ende. Policia fton të gjithë ata që mund të dinë diç lidhur me personin që të lajmërohen në Stacionin e Policisë “Qendra” në Prishtinë.

Sipas një informate të Policisë së Kosovës, personi biond, me disa fije të thinjura të flokëve, i dobët për nga pesha dhe me një gjatësi mesatare, ishte të veshur një palë pantallona xhinse dhe një maicë me ngjyrë të zezë, sikur dhe një rrip lëkure me ngjyrë kafe. /Telegrafi/