LAJMI I FUNDIT:

Krokodili dhe breshka dëshmojnë se miqësia nuk ka kufij

Krokodili dhe breshka dëshmojnë se miqësia nuk ka kufij

Krokodili femër Georgia dhe breshka Myrtle dëshmojnë se miqësia nuk njeh kufij.

Këto shoqe të mira jetojnë në Myrtle Beach të Karolinës së Jugut, ndërsa çdo ditë notojnë bashkë.

Georgia lejon breshkën Myrtle që si në anije të shëtitet nëpër liqe mbi shpinën e saj.

Kjo miqësi vazhdon që katër vite. Ato bile hanë edhe së bashku, edhe pse Myrtle do të ishte një shujtë e shijshme, Georgia me sa duket nuk e ka ndërmend ta hajë për drekë. /Telegrafi/