Gjatë takimit, Zëvendësministri i MZHE-së Gani Koci i informoi zyrtarët e IGJK-së me punën e MZHE-së dhe AGJK-së, ndërsa shprehu gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit mes dy institucioneve përkatëse.

Kurse drejtori i IGJK-së, Josip Halamic elaboroi punën që kryen Instituti Gjeologjik kroat dhe u dhuroi zyrtarëve të MZHE-së, Hartën Gjeologjike 1:300.000; Sqaruesin e hartës; Librin e resurseve minerale; Librin e ujërave gjeotermale dhe Atlasin e gjeokimisë.


Me këtë rast,. Halamiç propozoi që AGJK të konkurrojë për anëtarësim në Eurogeosurvey, ndërsa premtoi se Kroacia do të mbështes anëtarësimin e AGJK-së në këtë mekanizëm.

Ndryshe, në takim të pranishëm ishin edhe Këshilltari Shkencor i Institutit Gjeologjik Kroat, Damir Sllovenec, Udhëheqës i Departamentit të Gjeoinformacionit në kuadër të AGJK dhe Dukagjin Shala Udhëheqës i Divizionit të Gjeologjisë (DEM). /Telegrafi/