Krkic: Është lehtë të luash me Tottin

Sulmuesi bëri paraqitjen e parë për Romën gjatë kësaj jave në fitoren 1-0 ndaj Vasas dhe tregoi një performancë inkurajuese.
“Jam shumë i kënaqur me debutimin tij. Arsyeja se pse gjithmonë jam dukur i gjallë dhe i rrezikshëm është sepse të luash në krah të Tottit është shumë e lehtë”.
“Është e vërtetë se nuk munda të shënoj dhe ishte një turp që goditja e cila qëlloi transversën në pjesën e parë nuk u fut brenda. Ne duhet të jemi të qetë. Gjëja më e rëndësishme është të zhvillohemi si ekip. Ne jemi në rrugë të duhur”, ka thënë Krkic për Il Corriee dello Sport. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































