LAJMI I FUNDIT:

Kriza greke shkaktoi kërcim të çmimit të arit

Kriza greke shkaktoi kërcim të çmimit të arit

Një uncë ari (31.1 gramë) kushton 863 euro, vlerë e cila deri tani asnjëherë nuk është arritur.

Për shkak të borxhit të lartë të Greqisë dhe pritjet se shkallat kamatore edhe pak kohë do të mbeten jashtëzakonisht të ulta, vlera e arit në bursën e Londrës sot kërceu në vlerë të re rekorde e shprehur në euro.

E shprehur në dollarë amerikanë ari kushtonte 1156.85 dollarë për një uncë, ndërsa vlera më e lartë e arit sivjet kushtonte 1161.50 dollarë.

„Çmimi i arit rrit lakminë dhe frikën{, vlerësojnë analistët e bankës gjermane Komercbank, të cilët edhe ditët e ardhshme nuk presin stabilizim të çmimit të arit.


Brengosja lidhur me gjendjen financiare në Greqi, së bashku me mundësitë e pakta tërheqëse për investime, për shkak të shkallave të ulta, mund ta mbajë intersimin e madh për arin dhe nxitjen e çmimit të tij, theksojnë nga Komercbank.