Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijanciç ka thënë Serbia ka “devijuar” nga parimet që duhet të mbajë si kandidate për anëtarësim në BE duke emëruar gjeneralin Vladimir Llazareviq, i cili kreu dhjetë vjet burg për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë, si pedagog në Akademinë Ushtarake Serbe.
“Ne presim që liderët politikë t’i nderojnë viktimat e konflikteve të kaluara dhe të promovojnë në mënyrë të sinqertë pajtimin në Ballkanin Perëndimor, i cili është tepër i rëndësishëm për stabilitetin, të ardhmen paqësore dhe prosperitetin”, ka thënë për BIRN të hënën Kocijanciç në një deklaratë.
Ajo gjithashtu tha se liderët politikë duhet të kapërcejnë përpjekjet për të kapërcyer trashëgiminë e vështirë të së kaluarës dhe për të nxitur besimin, dialogun dhe tolerancën reciproke.
“Serbia, si një vend kandidat, nuk mund të devijojë nga këto parime, ndërkohë që emërimi i një krimineli të dënuar lufte në Akademinë Ushtarake Serbe shkon pikërisht kundër këtyre parimeve,” shtoi ajo.
Llazareviq, i cili u prit si hero pas kthimit nga burgu në vitin 2015, mbajti të enjten leksionin e tij të parë në temën “heroizmi dhe njerëzimi” i ushtarëve serbë gjatë “operacioneve kundër terroriste” në Kosovë në vitet 1998-1999 dhe bombardimet e NATO-s të Jugosllavisë në vitin 1999.
Ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin, i cili e quajti Llazareviqin një “model për t’u ndjekur” kur lajmëroi se atij do t’i jepej ky post më 18 tetor, ka thënë gjithashtu se komandantë të tjerë nga luftërat e viteve 1990 do të emërohen si ligjërues.
Lavdërimi i Vulinit për kriminelët e dënuar të luftës u kritikua nga ambasadori i SHBA-së në Beograd, Kyle Scott, i cili u sulmua nga mediat serbe.
Sipas vendimit në gjyqin e Llazareviqit, ai ndihmoi dhe mbështeti dëbimin e shqiptarëve nga Kosova dhe kreu akte të tjera çnjerëzore duke ofruar ndihmë praktike për pjesëtarët e Ushtrisë Jugosllave.
Si rezultat i kësaj, rreth 11,000 shqiptarë të Kosovës u vranë dhe rreth 700,000 u dëbuan në Shqipërinë fqinje, Malin e Zi dhe Maqedoni.
Gjykata vendosi që Llazareviq ishte i vetëdijshëm për faktin se kundër civilëve dhe pronës civile gjatë operacioneve të Ushtrisë Jugosllave dhe ministrisë së Brendshme të Serbisë në Kosovë ishin kryer vepra kriminale.
Autoritetet serbe kanë mirëpritur disa kriminelë të liruar lufte dhe i kanë ndihmuar ata të bëhen pjesëmarrës aktivë në jetën publike dhe politike.
Ish-oficeri i Ushtrisë Jugosllave Veselin Slhivançanin, i cili kreu burg për krime lufte që kanë lidhje me luftimet përreth Vukovarit, Kroaci, është një i ftuar i shpeshtë në eventet e organizuara nga Partia Progresive e presidentit Aleksandër Vuçiq.
Një tjetër krimineli të dënuar lufte, ish-zëvendëskryeministri Nikola Shainoviq, iu dha një post zyrtar në Partinë Socialiste, e cila është partneri kryesor i koalicionit të Partisë Progresive. /kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

Pengu izraelit ia puth ballin luftëtarit të Hamasit gjatë lirimit të tij

Aeroplani i American Airlines devijon nga udhëtimi i planifikuar, aterron në Romë për “shkaqe sigurie”

Scholz pranon humbjen

Zelensky i gatshëm të heq dorë nga posti i presidentit në këmbim të paqes në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë