Kris Jenner ka hequr dorë nga prerja e saj ‘pixie’ për një ‘bob’ elegant deri te supet ndërsa ndau me fansat një pamje të re magjepsëse.
Nëna e klanit Kardashian, e rinovoi stilin e saj të shkurtër me një stil elegant me balluke, të cilat ajo e debutoi në një klip të lezetshëm të postuar në Instagram Story.
Kris – e cila është e njohur për prerjen e saj ikonë ‘pixie’ – dukej e emocionuar me transformimin argëtues, teksa buzëqeshte me gaz në aparatin e saj.
66-vjeçarja ishte e zënë me promovimin e bashkëpunimit të ri të grimit të vajzave të saj Kylie dhe Kendall, i cili do të lansohet sot (e mërkurë).
Nëna e gjashtë fëmijëve u pa duke aplikuar një shkëlqim rozë në buzët e saj. Kris më pas ngriti gojën e saj vezulluese dhe u dha 46.6 milionë ndjekësve të saj një puthje ajrore.
Pjesa tjetër e grimit dukej po aq fantastike sa buzë me shkëlqim. Ajo kishte një skuqës rozë në faqet e saj dhe një grim të lehtë të zi në qepallë.
Përveç flokëve dhe grimit të ri elegant, Kris kishte edhe manikyrin e bardhë të rregulluar në mënyrë perfekte.
Sa i përket veshjes, ajo kishte veshur një mantel të thjeshtë të bardhë të mbështjellë lirshëm rreth shpatullave. /Telegrafi/