Për shkak të "mysafirit të paftuar", britaniku përpos që ka pasur kokëdhembje, gjithashtu ka pasur probleme me kujtesën dhe ka humbur shqisën e të nuhaturit.

Supozohet se krimbi 10 centimetra i gjatë ka hyrë në kokë gjatë qëndrimit të tij në Kinë, transmeton Telegrafi.


Mjekët e kanë testuar për shumë sëmundje, ndër të tjera HIV dhe sifiliz, por vetëm pas rezonancës magnetike e kanë zbuluar krimbin.

Gjatë një sërë ekzaminimeve u zbulua se krimbi kishte udhëtuar nëpër tru. Aktualisht ai është duke marrë barnat të cilat do t’ia mbysin krimbin në kokë. /Telegrafi/