LAJMI I FUNDIT:

Krerët e FBK-së pritën në një takim kreun e federatës së basketbollit të Islandës

Krerët e FBK-së pritën në një takim kreun e federatës së basketbollit të Islandës

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku sot në zyre të FBK-së pritën në një takim kryetarin e Federatës së Basketbollit të Islandës, Hannes Jonsson dhe Drejtorin e Përfaqësueses së Islandës, Kristinn Geir.

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Islandës, Hannes Jonsson, i cili ka qenë më parë edhe anëtar i Bordit të FIBA Evropës dhe ish-Kryetar i Komisionit për Shtetet në Zhvillim të FIBA Evropës e ka përgëzuar numrin një të FBK-së, Fetahun për gjithë punën që FBK e ka bërë që nga pranimi në FIBA e tutje.

Ai shtoi se për punën e FBK-së në këto vitet e fundit është folur shumë në instancat më të larta në FIBA, dhe se për këtë arsye ai edhe ka ardhur në Kosovë, pra për të parë nga afër gjithë këtë zhvillim të basketbollit në Kosovë.


Jonsson ka ardhur në Kosovë së bashku me Përfaqësuesen e Islandës, e cila të enjten me fillim nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë do të përballet me Kosovën në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.

Hannes Jonsson, kryetar i Federatës së Basketbollit të Islandës: “Jam mahnitur me kushtet e punës në FBK, me hapësirën dhe mundësinë që FBK ua ka dhënë burimeve të tyre njerëzore për të punuar. Unë kam vendosur të vijë në Kosovë dhe ta vizitoj këtë vend dhe Federatën, sepse sa isha pjesë e Bordit të FIBA Evropës dhe kryetar i Komisionit për Shtetet në Zhvillim të FIBA Evropës është folur shumë për punën dhe suksesin e FBK-së, andaj unë shpreha dëshirën të vijë dhe të shoh për së afërmi këtë storie të suksesit”.

:Unë dëshiroj të përgëzoj kryetarin e FBK-së dhe Sekretaren e Përgjithshme për punën e madhe që e kanë bërë në zhvillimin e Federatës dhe basketbollit në Kosovë dhe shfrytëzoj rastin t’u uroj suksese të mëtutjeshme”.

Arben Fetahu, kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës: “Me z. Jonsson jemi takuar edhe në të kaluarën nëpër aktivitete të ndryshme të FIBA-s, por kësaj radhe pata rastin ta pres si mysafirë në shtëpinë tonë dhe me këtë rast edhe biseduam për zhvillimet më të reja në basketbollin në vendet tona, por edhe më gjerë, si dhe diskutuam për mundësinë e bashkëpunimeve tona në projekte të ndryshme në të ardhmen, apo edhe të shkëmbimit të përvojave tona.

“Kemi marr lëvdata nga z. Jonsson për zhvillimet në vitet e fundit në basketbollin kosovar, dhe të tilla përgëzime dhe urime, vetëm sa vijnë e na motivojnë që të punojmë edhe më shumë në të ardhmen”.

Pas takimit në zyre të FBK-së, kreu i FBK-së i ftoi mysafirët nga Islanda në një drekë pune për të shijuar kështu ushqimet tradicionale të Kosovës.

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ndërkombëtare
Paga e Kylian Mbappe: Sa fiton ylli i Real Madridit në javë dhe çdo vit në La Liga?

Paga e Kylian Mbappe: Sa fiton ylli i Real Madridit në javë dhe çdo vit në La Liga?

La Liga
A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

Serie A
Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

La Liga
Fyerjet e rënda që i tha gjyqtarit, ylli i Atleticos rrezikon një dënim shembullor

Fyerjet e rënda që i tha gjyqtarit, ylli i Atleticos rrezikon një dënim shembullor

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Messi ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit

Zbulohet arsyeja pse Messi ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori