Kreatorja kosovare pas punës së madhe që ajo ka sjellë në tregun tonë me kreacionet e saj unike, të veçanta dhe magjepsëse, ka mahnitur edhe redaktorët e magazinës Elle, të cilët ia kanë kushtuar një faqe të kësaj reviste vetëm Krenares.

Ky artikull i është dedikuar 5 vjetorit të pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt, kështu duke e cilësuar Krenaren si një shembull për modë në vendin tonë.


Suksesi i kreatores kosovare, do të pasurohet edhe më shumë me paraqitjen e kreacionit të saj të ri, që pritet të vijë shumë shpejt. /Telegrafi/