LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi thotë se Qeveria nuk votohet të enjten

Krasniqi thotë se Qeveria nuk votohet të enjten

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha të martën se koalicioni PAN ka mbështetje të mjaftueshme për ta votuar Qeverinë dhe për ta konstituuar Kuvendin.

Ai ka thënë se votimi i Qeverisë nuk do të bëhet të enjten, kur do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

“Asnjëherë nuk është dashur t’i devalvojmë deputetët deri aty sa t’i quajmë numra sepse ata e kanë sovranitetin e tyre për të vendosur për të ardhmen e këtij vendi. Ne kemi mbështetje të mjaftueshme për ta votuar qeverinë, për ta konstituuar edhe Kuvendin dhe përkushtimi ynë është që seanca e së enjten të rrjedh mirë, të rrjedh shpejt në mënyrë që të vazhdojmë me hapat e mëtutjeshëm që ta marrim mandatin dhe ta formojnë qeverinë. Nuk besoj se do të jetë votimi i Qeverisë të enjten. Por besoj që të enjten pas konstituimit të Kuvendit, zgjedhjet së kryetarit dhe nënkryetarëve dhe pastaj”, është shprehur deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi.