LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi takon kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, flasin për perspektivën integruese të rajonit

Krasniqi takon kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, flasin për perspektivën integruese të rajonit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është pritur sot në takim nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me të cilin diskutuan për zhvillimet aktuale politike dhe ekonomike, në rajon dhe Evropë.

Lideri i opozitës në Kosovë tha se kryeministrit Kovaçevski i ka uruar 31 vjetorin e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa e ka falënderuar për ndihmën e vazhdueshme që Maqedonia e Veriut ka dhënë për Republikën e Kosovës.

“Gjatë takimit ritheksova se hapja e negociatave për Maqedonisë e Veriut është lajm i mirë edhe për Kosovën, me shpresën që besimi i rivendosur në mes të BE-së dhe rajonit tonë të avancoj sa më shpejtë edhe me liberalizimin e vizave për qytetarët tanë – e drejtë kjo, e mohuar vite me radhë”, ka shkruar kreu i PDK-së në faqen e tij në Facebook.


Ndërsa, kryeministri Kovaçevski e ka njoftuar kreun e PDK-së Memli Krasniqi për hapat që ka marrë Maqedonia e Veriut për të përballuar krizën globale ekonomike, e cila në Kosovë po manifestohet me inflacion rekord, rritje të çmimit të energjisë dhe përkeqësim të jetës së qytetarëve tanë.

“Bashkë diskutuam edhe për projektet infrastrukturore, bashkëpunimin politik dhe  proceset integruese. Kosova dhe Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojnë kultivimin e bashkëpunimit të shkëlqyer ndërfqinjësor dhe mirëbesimit të ndërsjellë, në rrugën e pakthyeshme të integrimit euro-atlantik”, tha Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori