LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Nuk ka arsye për zgjedhje të parakohshme (Video)

Krasniqi: Nuk ka arsye për zgjedhje të parakohshme (Video)

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka theksuar se vendi nuk ka nevojë të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Krasniqi, në emisionin “Debat D” të RTV Dukagjini, ka thënë se është shumë legjitime që partitë opozitare të kërkojnë të ketë zgjedhje.

“Madje në këto rrethana dhe në këtë konstalacion të krijuar politik, kur LDK-ja është partia më e madhe parlamentare, mendoj se është krejt legjitime që të kërkohen zgjedhje”, ka thënë Krasniqi, transmeton Telegrafi.


Sipas tij, qeveria aktuale ka legjitimitet edhe ka kryer disa punë të rëndësishme, pavarësisht problemeve që i ka shkaktuar Lista Serbe.

“Unë mund të them se puna e Qeverisë dhe Kuvendit është duke vazhduar dhe nuk ka arsye për zgjedhje të reja, sepse nuk është krijuar ndonjë krizë që do të krijonte një situatë të re”, ka shtuar Krasniqi. /Telegrafi/