Krasniqi: Njohja nga Egjipti do të nxiste njohje të reja

“Të gjithë përfaqësuesit politik besojnë shumë që tani pas revolucionit dhe pas ndërtimit të institucioneve demokratike në Egjipt, si dhe pas miratimit të Kushtetutës, qeveria e re do të marrë vendimin për njohjen zyrtare të Kosoves”, thuhet në një komunikatë të Kuvendit të Kosovës.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës e njoftoi mikpritësin për zhvillimet në Kosovë si dhe për hapat e mëdhenj që ka bërë vendi në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar deri në shpalljen e pavarësisë. Ai theksoi se Kosova tani është shndërruar në një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, duke i konsoliduar përditë e me shume institucionet demokratike.
“Presim njohje të reja nga shtetet, ka theksuar Krasniqi, duke konstatuar se njohja e shtetit të Kosovës nga ana e Egjiptit, si vend kyç i botës arabe dhe botës islame, përveç se i hap rrugë thellimit të bashkëpunimit midis dy vendeve e popujve tanë, do të rrezatojë për njohje të reja edhe nga shtete të tjera”, ka thënë ndër të tjera Krasniqi, duke marrë premtime se vendimi për njohjen e Kosovës nga Egjipti do të merret në një të ardhme të afërt. /Telegrafi/
















































