LAJMI I FUNDIT:

​Krasniqi: Në Bruksel të ngritet çështja e fshirjes së adresave të shqiptarëve të Luginës

​Krasniqi: Në Bruksel të ngritet çështja e fshirjes së adresave të shqiptarëve të Luginës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot përfaqësuesit e misionit vëzhgues të Parlamentit Evropian për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, me të cilët ka biseduar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe për çështjen e diskriminimit të shqiptarëve të Luginës Preshevës.

Krasniqi në një postim në Facebook shkruan se PDK e vlerëson misionin vëzhgues të BE-së si vlerë të shtuar të këtij procesi zgjedhor.

Lexoni të plotë statusin e Krasniqit:


“Bashkë me Nënkryetaren Vlora Çitaku, Sekretarin për Çështje të Integrimeve Euro-Atlantike, Bekim Çollaku dhe me Sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë, Bernard Nikaj, patëm kënaqësinë të mirëpresim sot përfaqësuesit e misionit vëzhgues të Parlamentit Evropian për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Gjatë takimit, diskutuam për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe rolin e rëndësishëm të eurodeputetëve në vëzhgimin e zgjedhjeve.

Në këtë takim, përcolla mesazhin se Partia Demokratike e Kosovës, si lidere e opozitës, e vlerëson misionin vëzhgues të BE-së si vlerë të shtuar të këtij procesi zgjedhor, i cili me gjetjet dhe rekomandimet e nxjerra nga vëzhgimi në zgjedhjet e kaluara, e ka ndihmuar Kosovën që sot të jetë shembulli më i mirë për organizimin e zgjedhjeve në rajon.

Po ashtu, nga deputetët e Parlamentit Evropian, kërkova që në Bruksel të ngrisin çështjen e diskriminimit të shqiptarëve të Luginës Preshevës, veçanërisht për largimin e tyre nga regjistrat civil dhe fshirjen e adresave të vendbanimeve të tyre nga shteti serb”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori