Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që në zgjedhjet e 6 tetorit mund të votojnë vetëm ata të cilët posedojnë dokumente identifikimi të Republikës së Kosovës. Anëtari i Listës Serbe në KQZ, Stevan Veselinoviq ka thënë se ky vendim është antiligjor.
Komisioni Qendror Zgjedhor ka marrë vendim që në zgjedhjet e 6 tetorit të votojnë vetëm ata të cilët paraqiten me dokumente identifikimi të Republikës së Kosovës.
“Ligji për zgjedhjet e përgjithshme, neni 90 thotë se dokumentet e identifikimit të votuesve janë: Letërnjoftimi i vlefshëm, pasaporta valide, dokument i vlefshëm i udhëtimit, leje e vozitës e vlefshme e Kosovës. Në mënyrë që kjo të jetë edhe më e qartë KQZ ka qartësuar se dokumente të vlefshme për votim janë ato që lëshohen nga institucionet e Republikës së Kosovës”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Valmir Elezi.
Pasi ka bërë të ditur këtë vendim KQZ-ja, anëtari i Listës Serbe, Stevan Veselinoviq ka braktisur mbledhjen. Sipas tij, ky vendim ishte antiligjor dhe ua pamundëson serbëve të votojnë dhe t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre.
Analisti Shkelzen Maliqi ka thënë se në këtë formë po fryhen listat nga serbët që nuk jetojnë këtu dhe nuk janë të regjistruar.
“Duhet me qenë qytetarë të Republikës së Kosovës, sepse ndryshe po fryhen listat e votuesve sidomos të serbëve që nuk jetojnë këtu, dhe që nuk janë regjistruar fare. Ata kanë njëfarë dualizmi që edhe nuk e njohin republikën e Kosovës e duan të ndikojnë këtu në procese”, deklaroi analisti Shkëlzen Maliqi.
Lista Serbe ka bërë ankesë në Panelin për ankesa dhe parashtresa për këtë çështje. Mirëpo, PZAP në një përgjigje me shkrim ka thënë se ankesa është në fazën e shqyrtimit dhe nuk është vendosur ende./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania