LAJMI I FUNDIT:

KQZ e Shqipërisë regjistron kandidatët (Video)

KQZ e Shqipërisë regjistron kandidatët (Video)

KQZ e konsideron absurde atë që ndodhi me procesin zgjedhor në Kavajë, kur këtë të dielë ishte parashikuar që qytetarët t’i drejtoheshin kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë.

Denar Biba, kryetar i KQZ-së, tha: “KZAZ nr. 42 është mbledhur. Nuk ka pasur shpërndarje të materialeve zgjedhore. Ne duhet të bëjmë formalizimin e kësaj situate. Do të njoftohet Presidenti i Republikës dhe në një nga ditët më të afërta, komisioni duhet të mbajë një qëndrim ligjor”.


Mbledhja e KQZ-së këtë të diele kishte si qëllim miratimin e listave shumemërore të subjekteve politike të regjistruara për zgjedhjet e 18 qershorit, por që në nisje ka pasur debate, pasi anëtari Klement Zguri kërkoi kohë për të verifikuar dokumentacionin për disa emra që administrata e KQZ-së i raportoi me probleme.

Nënkryetari i KQZ-së, Hysen Osmanaj, propozoi që miratimi i listave për 5 parti të shtyhej për një ditë më vonë, mospranimi i së cilës shkaktoi dhe largimin e tre anëtarëve të KQZ-së nga mbledhja.

“Aleanca Demokratike, Aleanca Kombëtare Demokristiane, Fryma e Re Demokratike dhe Partia Komuniste e Shqipërisë të merren në shqyrtim nesër”, tha Osmanaj.

Mbedhja e KQZ-së ka vijuar me 4 anëtarë, të cilët kanë miratuar listat shumemërore të subjekteve politike, përfshirë PS, PSD, Fryma e Re Demokratike, PAD e të tjera. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori