Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës (KQZ) do të vëzhgojë zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. Një delegacion i KQZ-së në përbërje të të cilit do të jenë anëtarët e këtij institucioni dhe një staf nga sekretariati do të shohin nga afër edhe implementimin e votimit elektronik në një zonë të caktuar të Tiranës.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, deklaroi se angazhimi i tyre nuk do të jetë vetëm ditën e zgjedhjeve, por edhe më herët, kur janë planifikuar takime me KQZ-në e Shqipërisë pikërisht për ndryshimet që pritet të implementohen në zgjedhjet e së dielës në Tiranë.
Elezi tha se vëzhgimi i zgjedhjeve të 25 prillit është edhe fryt i bashkëpunimit shumë të mirë që ka KQZ-ja e Kosovës me atë të Shqipërisë.
“Në përbërje të delegacionit të KQZ-së që do të qëndrojë gjatë fundjavës në Shqipëri do të jenë anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve por edhe staf nga sekretariati i KQZ-së të cilët jo vetëm gjatë ditës së zgjedhjeve, por edhe më herët do të zhvillojnë takime të ndryshme me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve atje, me trupa të caktuara zgjedhore për të parë kryesisht se si do të bëhet implementimi i këtyre risive në procesin zgjedhor në Shqipëri. Të dy institucionet tona kanë bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë dhe është në interesin tonë për të parë nga afër këtë proces zgjedhor dhe për faktin se këto zgjedhje mbahen pas ndryshimeve të fundit ligjore që janë bërë atje”, deklaroi ai.
Elezi konfirmoi se implementimi i votimit e numërimit elektronik që do të bëhet për herë të parë në Shqipëri është një gjë që i intereson edhe KQZ-së së Kosovës.
Ai shtoi se do të përqendrohen kryesisht për të parë si do të zbatohet ky proces në praktikë.
“Vëmendje e veçantë gjatë procesit të vëzhgimit do t’i kushtohet sidomos kësaj fushe, sidomos identifikimet elektronikë të votuesve që do të bëhet në të gjithë qendrat e votimit, si dhe votimi po ashtu numërimi elektronik të fletëvotimeve në një zonë të caktuar në Tiranë. Këto janë projekte që realizohen për herë të parë në Shqipëri dhe do të shohim nga afër si po zbatohen ato në terren”, vijoi Elezi.
Mirëpo, a është ky vëzhgim nga afër i sistemit elektronik një paralajmërim se shumë shpejtë një sistem i tillë do të implementohet edhe në Kosovë? Elezi thotë se KQZ në vazhdimësi është munduar të përdorë teknologjinë brenda kornizës aktuale ligjore për të përmirësuar proceset zgjedhore në vend.
Sipas tij, implementimi i mundshëm i identifikimit, votimit dhe numërimit elektrik në Kosovë duhet të paraprihet nga një studim dhe analizë më e thellë e që duhej të pasoheshin edhe me ndryshime ligjore.
“KQZ është munduar vazhdimisht brenda kornizës aktuale ligjore që të avancojë edhe këtë komponentë të rëndësishme besoj. Sot KQZ falë teknologjisë arrin që të publikojë shpejt rezultatet preliminare nga vendvotimet qysh në ditën e zgjedhjeve dhe po ashtu falë teknologjisë qytetarët tanë mund ta ndryshojnë qendrën e tyre të votimit pa pasur nevojë që të shkojnë në Komisione Komunale të Zgjedhjeve si dhe të mësojnë vendvotimin e tyre. Pra këto janë segmente që vihen re nga ana e publikut sa i përket teknologjisë që e përdor KQZ në procese zgjedhore, ndërsa për të arritur deri te përdorimit i kësaj teknologjie më të avancuar nëse mund të themi kështu, besoj që duhet studime dhe analiza më të thella dhe natyrisht edhe ndryshime ligjore për t’u mundësuar zbatimi i tyre në terren”, deklaroi Elezi.
Risia e radhës në zgjedhjet shqiptare parashikon që për herë të parë 23,619 votues në Tiranë do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e zgjedhjes dhe të numërimit të votave në mënyrë elektronike. /Kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRohde: Gjermania ndalon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë
Kurti: Unë nuk mund të imponoj asociacion të komunave në Republikë, u takon vet komunave ta bëjnë atë
Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Kosova përballë varfërisë dhe migrimit, ekspertët kërkojnë reforma sociale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian