LAJMI I FUNDIT:

KQM: Kosova mund të rrezikohet nga trazirat sociale

KQM: Kosova mund të rrezikohet nga trazirat sociale

Bedri Hamza, drejtues i Departamentit për Ekonomi dhe Financa ka paraqitur të enjten para mediave preokupimet e Kabinetit për Qeverisje të Mirë të Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me gjendjen e vështirë sociale – ekonomike që ka përfshirë vendin, në veçanti shtrenjtimet e vazhdueshme të artikullit kryesor – jetik, të bukës.

Hamza ka konstatuar se duhet të tejkalohet kjo gjendje dhe nëse nuk merren hapa konkret, Kosova mund të rrezikohet nga trazirat sociale.

Ai ka thënë po ashtu se ngritja e kostos së jetesës vjen si rezultat i ngritjes së pakontrolluar të çmimit të drithërave, kurse produktet ushqimore e kanë vështirësuar jetën edhe ashtu të rënd, në vend.

Duke folur për shtimin e varfërisë, të papunësisë Hamza ka thënë se rreth 300 mijë banorë të Kosovës jetojnë me 70 centë në ditë dhe se kjo gjendje, rëndohet edhe për shkak të qeverisjes së keqe dhe neglizhente.


“Ne si KQM, kemi kërkuar që qeveria të veproj më herët. Pra Qeveria ta rrisë ofertën për këto produkte, ndërsa qeveria me neglizhencën e saj dy muaj i është dashur që me e sjell një vendim për me e heq doganën në importin e grurit, dhe të misrit”, ka thënë Hamza.

Duke folur lidhur me thashethemet se Kosova nuk ka vend për deponim të rezerva shtetërore, Hamza ka shpjeguar se ky s’është problemi. “Unë mendoj se ne duhet të krijojmë mundësi që suficitin e buxhetit ta përdorim për diçka të tillë kurse sa i përket deponimit, ka mundësi që mallrat e caktuara të kontraktohen në momentin kur vlerësohet se çmimi është më i arsyeshëm”.

“Me përgjegjësi ju them se të gjitha trendët janë që kjo ngritje të vazhdojë. Pavarësisht se kush e qeverisë Kosovën, duhet që të ndërmerr hapa që ta ndryshoj këtë gjendje aktuale dhe kjo ndryshohet vetëm duke marrë hapa konkret në përmirësimin e kushteve për bizneset vendore dhe agrobiznesin”, ka shtuar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Kronika e Zezë
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

Lajme
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
Kalo në kategori