LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski – Vuçiq: Miqësia dhe partneriteti mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë po thellohet

Kovaçevski – Vuçiq: Miqësia dhe partneriteti mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë po thellohet

Kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski sot ndodhet për vizitë zyrtare në Serbi, ku ka realizuar takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Siç njoftojnë nga Qeveria, në takimin me presidentin Aleksandër Vuçiq u konfirmua partneriteti ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë.

Në takim u diskutua për iniciativat rajonale, të cilat janë mundësi për perspektiva dhe avancim edhe më të madh të bashkëpunimit të ndërsjellë.


“Qëllimi i Ballkanit të Hapur dhe Procesit të Berlinit është zhvillimi rajonal dhe integrimi më i shpejtë në tregun e vetëm evropian dhe në Bashkimin Evropian. Kryeministri Kovaçevski dhe presidenti Vuçiq shkëmbyen mendime për politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për dinamikën e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Në këtë drejtim u theksuan proceset reformuese në disa fusha kyçe, ngritja e kapaciteteve institucionale si dhe strategjitë zhvillimore të zbatuara nga qeveritë e të dy vendeve”.

“Në takim u shkëmbyen informacione edhe për veprimet e dy vendeve në kuadër të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të situatës ekonomike, demokratike dhe të sigurisë në rajon dhe Evropë. Në takim morën pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski, si dhe zëvendësministri i shoqërisë informatike dhe administratës publike Aleksandar Baidevski”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së RMV-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Kalo në kategori