LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski, Mitsotakis, Petkov dhe Vuçiq së bashku në Aleksandropoli të Greqisë

Kovaçevski, Mitsotakis, Petkov dhe Vuçiq së bashku në Aleksandropoli të Greqisë

Në prani të kryeministrave të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, të Greqisë, Kiriakos Micotakis, të Bullgarisë, Kiril Petkov, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe të kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel, sot qytetin grek Aleksandropoli do të mbahet ceremoni solemne me rastin e fillimit të ndërtimit të terminalit për gaz të lëngshëm natyror (LNG).

Në ceremoni fjalim do të kenë Kovaçevski, Micotakis, Petkov, Vuçiç dhe Mishel dhe menjëherë më pas, siç kumtuan nga kabineti i Micotakis, kryeministri grek do të organizojë drekë për liderët e huaj.

Në përbërje të delegacionit qeveritar të kryesuar nga kryeministri Kovaçevski do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, koordinim me çështjet ekonomike dhe investime Fatmir Bytyqi, si dhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.


Micotakis të premten e paralajmëroi vizitën gjatë seancës qeveritare të premten dhe e theksoi rëndësinë e terminalit specifik, i cili, siç tha ai, do të ndihmojë në diversifikimin e burimeve të furnizimit me gaz natyror, jo vetëm për Greqinë, por edhe për rajonin.

“Të martën, së bashku me liderë të tjerë nga Ballkani, do të jem në Aleksandrupoli në terminalin e ri për ruajtjen dhe gazifikimin e gazit të lëngshëm natyror, projekt shumë i rëndësishëm infrastrukturor, i cili në kombinim me nisma të tjera, në më pak se 20 muaj do të na japë mundësi për të diversifikuar plotësisht burimet tona për furnizimin me gaz natyror, jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë Gadishullin Ballkanik”, tha Micotakis.

Siç njoftoi dje korrespondentja e MIA-s nga Brukseli, Mishel do të arrijë në Aleksandropoli me ftesë të kryeministrave të Maqedonisë së Veriut, Greqisë dhe Bullgarisë dhe presidentit të Serbisë, ndërsa për BE-në projekti i gazsjellësit është vendimtar në kohën kur qëllimi kryesor është pavarësia nga gazi rus.

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Lajme
Kalo në kategori