LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Maqedonia e Veriut tregoi se mund të marrë vendime të vështira dhe të guximshme

Kovaçevski: Maqedonia e Veriut tregoi se mund të marrë vendime të vështira dhe të guximshme

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë u shpreh se Bashkimi Evropian duhet të gjejë forcë dhe ta vendosë për prioritet zgjerimin e BE-së.

“Jam i bindur se Maqedonia e Veriut tregoi se mund të marrë vendime të vështira dhe të guximshme dhe nga secili prej tyre dolëm si vend më i fuqishëm. Nga vendet e vjetra kandidate, jemi më të mirët në shumë aspekte në kuptim të implementimit të legjislaturës evropiane, stabilitetit mikro financiar, që u dëshmua ga BE-ja dhe instrumentet e BE-së. Për këtë shkak them se viti 2030 është i realizueshëm si qëllim”, tha Kovaçevski.

Ai potencoi se vendi u bë kandidat për anëtarësim në BE që para procesit të Selanikut në vitin 2003.


“Në atë kohë nuk ishim Maqedoni e Veriut, por Maqedoni. Mali i Zi nuk ishte i pavarur dhe Kosova nuk ishte e pavarur. Ja sa gjatë ka zgjatur procesi dhe kur thoni 50 për qind në vend janë për BE, unë do të thoja se ky është optimizëm i madh, pas 20 viteve. Ka shumë frustracion. Ka edhe hulumtime tjera të mendimit publik, të cilët thonë se 80 për qind nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë për integrim evropian dhe të orientuar proevropian, e njëkohësisht 80 për qind nga qytetarët janë kundër bllokadave të cilat vijnë një pas një. Këto bllokada vijnë nga vendet e BE-së në valë, të cilat shfrytëzohen kryesisht për politikë të tyre të brendshme, e jo për skenën ndërkombëtare”, tha Kovaçevski.

Anëtarësimi në BE, siç tha, është alternativa e vetme për vendet nga Ballkani Perëndimor, pasi ekonomitë e tyre janë të lidhura.

“Pata mundësinë t’i shoh maqedonasit e mi, të cilët jetojnë në Koper, por po ashtu vërejta se kur ecni përgjatë bregdetit, si të jeni në BeH, pasi të gjithë kamarierët vijnë nga BeH. Pse? Për paga më të larta. Dhe kur i pyeta si e keni, thonë se nuk mundet më keq, pasi punojmë në 50 gradë në diell. Pastaj pash disa studentë nga vendi i jonë, të cilët punojnë në kafenetë. E dini çka më thanë – “Ju lutemi bëni gjithçka që ta vendosni vendin tonë në BE, dëshirojmë të kthehemi në shtëpi dhe të punojmë në vend të BE-së, por në shtëpi, jo këtu, jo në Slloveni”, tha Kovaçevski.

Në trend Lajme

Më shumë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Drejtësi
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Kalo në kategori