LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian

Kovaçevski: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski në intervistë për televizionin serb, TV Pink potencoi rëndësinë e eurointegrimeve për vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian

Ai theksoi se përveç BE-së, Ballkani Perëndimor nuk ka alternativë tjerër dhe se nisma e Ballkanit të Hapir, Procesit të Berlinit bazohen në vlera evropiane për arsye se të gjithë shtetasit e rajonit kanë të drejtë të jetojnë dhe të bashkëpunojnë ndërmjet veti.

“Nisma bazohet në katër liritë e lëvizjes të BE-së, me të cilat vet Bashkimi Evropian themelohet siç janë liria e lëvizjes, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve”, u shpreh Kovaçevski.


Kryeministri po ashtu shtoi se shkëmbimi tregtar mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut është 1.1 miliardë euro dhe kjo është për shkak të Ballkanit të Hapur dhe se dyert e BE-së në nëntë vitet e hapura janë më të hapura për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Agresioni rus në Ukrainë detyroi Bashkimin Evropian në raport me ndikimin dhe në raport me përfshirjen në procesin e Ballkanit Perëndimor. Për këtë arsye e shihni se sa është fokusi i BE-së për zgjidhjen e çështjeve të hapura që janë pjesë e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh kovaçevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Kalo në kategori