LAJMI I FUNDIT:

Kostumet e plazhit, plot ngjyra dhe sharmë

Kostumet e plazhit, plot ngjyra dhe sharmë

Këtë verë, tendencë në modën e plazhit janë bikini miks, kostumet “e shkurtuara”, pamje marinarësh dhe stampat ekzotike. Ndërsa ngjyra e plazhit do të jetë blu.

Bikini. Janë shumë seksi, provokuese dhe femërore. Trendi më i fundit është bikini, ku nuk do të ketë më kostume standard, në këtë stinë do të ketë copa sipas shijes.

Rripat. Shumë në modë janë edhe rripat e lartë, të cilët gjenden në të gjitha versionet. Drejt, me dy vargjet që fillojnë nga nyjë e mesme me pas qafës, por edhe kjo është e re, me forma nga më të ndryshmet dhe materiale të buta e komode.

Trekëndëshat. Përveç “Top Bandeau”, këtë sezon do të na habisin, pantallonat e shkurtër, mbathjet me dantella dhe me lidhëset provokuese në anët e vitheve.


Mbathjet. Një detaj i gjallë janë mbathjet me “frill” që formojnë një skaj të vogël. Ndërsa janë zhdukur disi bikinit e frymëzuara nga kohët e shkuara, me mbathje që shkonin deri në kërthizë, pasi në sezonet e mëparshme, ne kemi parë në pista shumë modele të tilla, por në fakt nuk kanë arritur në të vërtetë në plazh.

Kostumet e prera. Të gjithë njohim të ashtuquajturat kostumet “Cut out”. Sa andej-këtej do të shihen prapë kostumet asimetrike me një rrip të vetëm.

Kostumet marinare. Moda e plazhit do të ngjyroset me vijat bardhë e blu dhe me detaje të kuqe. Neve na pëlqejnë në mënyrë të theksuar ato me tonalitet blu kobalti. Janë tepër të këndshme dhe rifreskuese.

Ngjyrat dhe stampat. E zeza dhe transparentja. Janë tepër të bukura dhe tonaliteti i tyre është frymëzuar nga shkretëtira (e kuqja, portokallia). Stampa të qëndisura, stampa grafike në ngjyra të frymëzuara nga Afrika, kostume ekzotike dhe të rafinuara.