Mendimi, djali që është i orientuar nga shkenca dhe arti, ka vendosur që të flasë ekskluzivisht dhe për herë të parë për politikën dhe Kosovën, për të cilën thotë se tash nuk po e duam siç e kemi dashur.

Mendimin po e brengos humbja e idealizimit dhe solidaritetit që e ka pasur shoqëria kosovare gjatë viteve të pushtimit.


Sipas tij, është e kuptueshme që të ketë zhgënjim, por ideali për republikën që e ka dashur presidenti Rugova dhe të tjerët që dhanë shumë për të, duhet të kultivohet.

“Në Kosovën e pasluftës njerëzit kanë filluar të brengosen për mbijetesën individuale, sot për nesër pa pasur ndonjë ideal. Ky është problem. Ne duhet të mendojmë dhe të veprojmë ende për Kosovën tonë ideale”, ka thënë Rugova. /Tribuna/