Kosovari që këndon krahas Lana Del Ray (Video)

Ai nuk është po thuajse aspak i njohur në Kosovë, por kjo nuk e ka penguar të këndojë me njërën prej yjeve botërore të muzikës.
Emin Syla quhet djaloshi nga Kosova, i cili jeton në New York dhe ku po kërkon të ndërtojë karrierë muzikore, transmeton Telegrafi.
Në një video të postuar në Youtube ai shfaqet derisa në një rrugicë të qytetit amerikan performon së bashku me Lana Del Rey.
Dyshja këndojnë këngën “Yayo”, derisa shqiptari luan në kitarë dhe fillon këngën, të cilën më pas e vazhdon këngëtarja e famshme.
Nuk dihet nëse kjo ishte një performancë e rastësishme ose nëse ata kanë në plan të krijojnë diçka së bashku, por kënga po merr shumë pëlqime.
Ndiqni videon…
Nga
Telegrafi
10/03/2015
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































