Kosovare Asllani, futbollistja më “hot” e Botërorit (Foto)

Kosovare Asllani, kosovarja nga Mitrovica e cila përfaqëson Suedinë në Botërorin e Femrave në Kanada, është zgjedhur si futbollistja më seksi e këtij eventi.
Ky është një përfundim i nxjerrë nga webfaqja e njohur, Examiner.com, e cila e ka renditur kosovaren si garuesen më të bukur, më seksi dhe më hot në kampionatin botëror të futbollit për femra.
Kjo ueb faqe thotë se për t’u bindur që Asllani është më e bukura, me seksi dhe më hot, duhet shikuar fotografitë e saj, të bëra nga Robert Cianflone/Getty Images.
Dhe ato, padyshim që nuk gënjejnë për Kosse, siç quhet ndryshe futbollistja.
26 vjecarja që luan për ekipin e Paris Saint Germain në Francë, ka lindur në Kristianstad të Suedisë, ndërsa e përfaqëson këtë shtet në ndeshjet e kombëtareve.
Prindërit e saj janë të dy nga Kosova, që si emigrantë erdhën në Suedi, në vitet ’80 të shekullit të kaluar. Familja e saj vjen nga fshati Koshtovë i komunës së Leposaviqit, shumica e anëtareve të së cilës janë shpërngulur ndërkohë në Mitrovicë.
Examiner shkruar se për të treguar prejardhjen e saj shqiptare, sulmuesja suedeze ka bërë tato shqiponjën e zezë me dy koka, në këmbën e djathë.
Kosse ka shënuar 37 gola në 50 paraqitje për PSG ndërsa për Suedinë ka luajtur 69 herë dhe ka tundur rrjetën në 20 raste.
Në fillim të karrierës së saj, Kosovare Asllani ka luajtur edhe hokej, të cilin vendosi ta lë për t’iu përkushtuar futbollit. /klankosova/































































