Site icon Telegrafi

Kosova U-18 në basketboll në konkurrencën e femrave grumbullohet të enjten

(Foto: basketbolli.com)

Të enjten (nesër) do të grumbullohet Kosova U-18 në konkurrencën e femrave.

U18 do të grumbullohet nga ora 17:00 në palestrën “Don Bosko” në Prishtinë.

Përfaqësuesja U-18 udhëhiqet nga trajneri Furkan Saglik, i cili ndihmohet nga Aurora Muhaxheri, si dhe Emrah Karatas.

Kështu basketbollistet e reja të Kosovës po vazhdojnë përgatitjet për paraqitje sa më të mira në garat ndërkombëtare.

Vashat e Kosovës U18 këtë vit do të marrin pjesë në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni C në Durrës të Shqipërisë nga datat 1 deri më 6 gusht.

Kosova U18 gjendet në Grupin B me Shqipërinë, Armeninë dhe Moldavinë.

Exit mobile version