LAJMI I FUNDIT:

Kosova temë e takimit të ministrave të mbrojtjes të BE-së

Kosova temë e takimit të ministrave të mbrojtjes të BE-së

Ministri portugez, Nuno Severiano Teixeira, i ka thënë agjencisë Reuters se ai është i bindur që dallimet rreth Kosovës janë mjaft të vogla, sa për të siguruar që Kosova të fitojë një formë të vetëqeverisjes.

Teixeira këtë deklaratë e ka dhënë një ditë para takimit dyditor të ministrave të mbrojtjes të Bashkimit Evropian, që fillon sot në Portugali, ku Kosova do të jetë një ndër temat e takimit.

"Negociatat dhe arritja e një marrëveshjeje janë në tavolinë. Asnjë opsion tjetër, përfshirë hapat e njëanshëm nga cilado palë, nuk do të duhej të lejohet në dhomën e bisedimeve", ka thënë ai. /REL/