Kosova synon anëtarësim e plotë në IACEA

Gjatë këtyre ditëve, ata dy kanë vizituar disa nga bazat e forcave ajrore dhe ushtarake, qendrat vendimmarrëse, qendrat e simulatorëve, si dhe shkollat më të rëndësishme të aviacionit në këto dy vende.
Gjatë vitit 2013. në shkëmbimin e IACEA-së kanë marrë pjesë mbi 500 aviatorë nga 21 shtete të botës.
Me 15-20 shtator 2013, do të mbahet konferenca vjetore e IACEA-s nga Shoqata Aeronautike e Turqisë, ku do të mblidhen krerët e kadetëve ajrorë të 22 shteteve të botës. Ndër tjerash, në agjendë është edhe Kosova e cila pritet të ofrojë planin konkret të shkëmbimit për vitin 2014 në Kosovë. Në rast se ky plan miratohet, Kosova vitin e ardhshëm do të mirëpres aviatorë nga disa vende të botës, si SHBA-të, Britania e Madhe etj.
E gjithë kjo iniciativë ka për qëllim promovimin e vullnetit të mirë, bashkëpunimit dhe krijimit të miqësive ndërkombëtare përmes aviacionit, si dhe fillimin e fluturimeve e trajnimeve të kadetëve ajrorë në Kosovë në një të ardhme jo të largët. /Telegrafi/



































