Në një intervistë për BBC, ministri Hyseni tha se Kosova dhe Shqipëria e kanë kapërcyer të ashtuquajturën fazë të Shqipërisë së madhe.

Gjithashtu Hyseni në këtë intervistë ka paralajmëruar se Kosovën e pavarur do ta njohin edhe shumë shtete të tjera – ndërsa trendi i deritashëm dhe dinamika e njohjes, sipas tij, ka shkuar me shpejtësi të natyrshme dhe normale.

I pyetur se sa shtete pritet të njohin Kosovën në “valën e dytë“ të njohjes, Hyseni është përgjigjur: “Po është shumë vështirë të thuhet sa. Unë flas për dhjetëra vende që do ta njohin Kosovën, e pakta deri në shtator, kur do të mbahet sesioni i 63-të i Asamblesë së Përgjithshme”. /Telegrafi/