Kosova në 10 pamje: Lajmet që u lexuan më së shumti në vitin 2015 (Foto/Video)
Më poshtë mund të lexoni 10 tekstet e publikuara në Telegraf, e të cilat kanë pasur lexueshmërin më të madhe gjatë vitit 2015:
Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit, invalidit, veteranit, pjesëtarit dhe të internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 10 mars 2015 publikoi listat paraprake për të gjithë Kosovën. Por, ishin këto lista që shkaktuan shumë reaksione te ish-luftëtarët, sepse jashtë tyre mbetën shumë persona që kishin luftuar, ndërsa ishin futur edhe të atillë që luftën e Kosovës e kishin parë veç në TV.
LEXO KETU: Ja listat e veteranëve në të gjithë Kosovën (Dokument)
---------------------------------------------------------------------------------------
Demarkacioni i Kosovës me Malin e Zi është bërë mollë sherri në mes Qeverisë dhe opozitës. Opozita dhe ekspertë po pretendojnë se me vijën e kufirit të përcaktuar nga Komisioni për përcaktimin kufirit me Malin e Zi, shtetit fqinj i janë falur mbi 8 mijë hektarë tokë. Kjo ka bërë që opozita të dalë në demonstrata dhe të bllokojë punën e Kuvendit, duke kërkuar anulimin e Demarkacionit.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka braktisur në mënyrë demonstrative mbledhjen e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, duke mos mundur mundur ta durojë Murat Mehen, kryetarin i Komisionit për përcaktimin e pikës kufitare me Malin e Zi, teksa raportonte për demarkacionin me shtetin fqinj.
LEXO KËTU: Pamjet kur Ramush Haradinaj ia përplasë hartat Murat Mehës (Video)
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Fundviti 2014 dhe fillimviti 2015 ishte periudha e ikjes biblike të kosovarëve në shtetet e Evropës Perëndimor. Sipas statistikave, doli se mbi 100 mijë kosovarë lëshuan vendin brenda një periudhe prej rreth 6 muajsh, duke kaluar ilegalisht kufijt.
Qindra emigrantë kosovarë e kalonin çdo ditë kufirin me Serbinë për të arritur në vendbanimet kufitare në Hungari. Nëpër rrugën kryesore të vendbanimit Asotthalom shihet një numër i madh njerëzish nga Kosova që kanë mësyrë vendet e Evropës Perëndimore. Kosovarët tregojnë se kanë kaluar nëpër Serbi dhe janë nisur për në vendet e Evropës Perëndimore, në kërkim të një jete më të mirë.
LEXO KËTU: Ja si hyjnë emigrantët kosovarë në Hungari (Video)
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Në luftimet e 9 majit në mes forcave policore maqedone dhe grupit të shqiptarëve të armatosur në Kumanovë mbetën 18 persona të vrarë, 8 policë dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur. Ky konflikt shkaktoi shumë reagime dhe hipoteza të ndryshme lidhur me vrasjet dhe arrestimet.
Gazetari Milaim Zeka, i cili posa ishte kthyer nga Kumanova, ekskluzivisht për Telegrafin ka treguar se autoritetet maqedonase kanë spekuluar lidhur me numrin e të vrarëve, kurse kanë ushtruar dhunë të rëndë mbi të burgosurit dhe civilët.
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Histori dhe rrëfime interesante janë publikuar gjatë tërë vitit për persona dhe familje që jetojnë në kushte të rënda në Kosovë. Por, ishte një rrëfim që më së shumti ka zgjuar kërshërinë e lexuesve.
Shitësi i krem-bananeve, djaloshi me kapelë, Burimi, i cili është i njohur tashmë në Prishtinë, rrëfehet se si ia ka paguar milarderit kosovar, Behgjet Pacolli, darkën 470 euro.
LEXO KËTU:Rrëfimi i shitësit të krem bananeve që ia pagoi Pacollit darkën 470 euro (Video)
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Menjëherë pas konstituimit të Qeverisë së koalicionit PDK-LDK, me kryeministër Isa Mustafën, filloi shprehja e pakënaqësisë së opozitës me protesta. Protesta e parë u urganizua për Ligjin për Trepçën dhe me kërkesën për shakrkimin e ministrit Aleksandar Jabllanoviq, i cili kishte fyer nënat gjakovare. Protesta masive e 27 janarit eskaloi në dhunë, me shumë të lënduar. Klan Kosova ka regjistruar momente kur policia ka përdorur dhunë të shfrenuar mbi protestuesit.
LEXO KËTU: Dy videot më të tmerrshme të ditës (Video)
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Lufta në Siri dhe Irak e ISIS-it dhe tmerret që po kryejnë pjesëtarët e këtij formacioni terrorist, edhe gjatë vitit 2015 kanë qenë ndër lajmet kryesore në mediat ndërkombëtare dhe në Kosovë. Ndërsa, Lavdrim Muhaxheri, është terroristi më i kërkuar kosovar në radhët e kësaj organizate, për krimet e kryera në Siri e Irak.
Emisioni investigativ italian "Le Iene" ka bërë një reportazh për rekrutimet e shqiptarëve nga ISIS.
Gazetarët e këtij emisioni kanë shkuar në Kaçanik të Kosovës, nga ku është dhe një nga terroristët më të kërkuar Lavdrim Muhaxheri.
LEXO KËTU:Në shtëpinë e terroristit kaçanikas, Lavdrim Muhaxheri (Video)
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Bllokimi i seancave të Kuvendit nga opozita duke hedhur gaz lotsjellës, në kundërshtim të dy marrëveshjeve me Serbinë, ajo për Demarkacionin me Malin e Zi dhe për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, ka bërë që Kuvendi i Kosovës të jetë top lajm edhe në mediat ndërkombëtare. Pamjet nga zhvillimet brenda sallës së Kuvendit ishin shumë të rënda.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismajli, ka treguar se si rreth 80 pjesëtarë të sigurimit ishin në sallën e Kuvendit të Kosovës.
LEXO KËTU:Fisnik Ismajli tregon detajet e kacafytjes me Kadri Veselin (Video)
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Ikja masive e kosovarëve në fillim të vitit 2015, kishte marrë trajtën e eksodit. Shumë familje lanë shtëpi e gjithçka që patën. Në kërkim të një jete më të mirë prapa vetes lanë të vetmuar në shtëpi edhe pleq.
Plaka që ka përjetuar dy luftëra, thotë se po përjeton një të “tretë”. “Djali, vetë i gjashti, dhe nipi (djali i djalit tjetër) më kanë shkuar”, thotë Azemine Rexhepi nga fshati Sfeçël i Podjevës, teksa tregon se ka mbetur e vetmuar në shtëpinë e braktisur nga djali i saj që mori rrugën e migrimit.
LEXO KËTU:E la shtëpinë dhe nënën e vetmuar, u nis për Gjermani
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Se liderët tanë nuk djersiten për prona marramendëse e kanë dëshmuar edhe ata vet në dklarimin e pasurisë në Agjencinë Antikorrupsion, ku asnjërit nuk i shkruan se prona e paluajtshme është përfituar nga deklaruesi!
Duke u nisur nga lideri historik i Kosovës, Ibrahim Rugova e deri te liderë e tanishëm, prejardhja e pasurisë së tyre lë për të dëshiruar dhe është e tejet dyshimtë.
LEXO KËTU:Si i bënë shtëpitë Rugova, Mustafa, Thaçi, Kurti, Haradinaj e Limaj? (Foto)






























































