LAJMI I FUNDIT:

Kosova kthehet me fitore

Kosova kthehet me fitore

Sot, ekipi përfaqësues i Kosovës mundi seleksionin e lojtarëve të NCAA – Athletes in Action, me rezultat 88:81.

Në këtë ndeshje, ekipi kosovar u paraqit me njëmbëdhjetë lojtarë vendorë, dhjetë prej të cilëve u aktivizuan në lojë.

Selektori Krasniqi vendosi të mos e aktivizojë në lojë Dardan Berishën, i cili mori në goditje dhe lëndim të lehtë dje në ndeshjen ndaj kundërshtarit më të fortë të këtij turneu – universitetit Kansas State.


Në ndeshje janë inkuadruar edhe lojtarët e rinj, nga të cilët lojën më të mirë e tregoi Leonard Mekaj, i cili shënoi 20 pikë, 4 kërcime, 4 asistime dhe 3 topa të vjedhur për vetëm njëzetë minuta lojë, ndërsa pikë të dyfishta shënuan edhe Granit Rugova (18), Drilon Hajrizi (12), Yll Kaçaniku (11) dhe Gazmend Sinani (10).

Sonte, ekipi do të kthehet në Prishtinë, për tu përgatitur për fazën e fundit të ndeshjeve testuese, kundër përfaqësueseve të Katarit dhe Qipros, më 23 dhe 24 gusht në Nikozi, para ndeshjes së parë kualifikuese kundër Sllovenisë, në Lubjanë më 31 gusht.

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick mund të nisë një ndeshje me 11 lojtarë të dalë nga La Masia

Hansi Flick mund të nisë një ndeshje me 11 lojtarë të dalë nga La Masia

La Liga
Definitivisht inspiruese - Nga oborri i gjyshes në takime me superyjet e Barcelonës

Definitivisht inspiruese - Nga oborri i gjyshes në takime me superyjet e Barcelonës

Sport

"Nuk mund ta ndalonte askush", Zidane tregon bashkëlojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur

La Liga
Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në

Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në "Santiago Bernabeu"

La Liga
Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

Ligue 1
Ramos kishte një ofertë të rëndësishme në tavolinë, por ai e ka refuzuar atë

Ramos kishte një ofertë të rëndësishme në tavolinë, por ai e ka refuzuar atë

La Liga
Kalo në kategori