Në një emision në RTK ballafaqimi i gazetarëve më kryeministrin e Kosovës u nxjerr edhe një lajm nga H. Thaçi se monitorimi i pavarësisë së Kosovës do të përfundoj vitin e ardhshëm. Natyrisht në këtë rast u nxjerr në sipërfaqe koordinimi i vazhdueshëm i kryeministrit me ndërkombëtarët që është folur një kohë të gjatë që dy vjetet e fundit për reduktimin e ndikimit apo mbikëqyrjes. Premtimi i ndërkombëtarëve ishte që në vitin 2012 mund të fillojë, por jo edhe mbarojë, andaj si një argument i fuqishëm u shfaqë edhe përfundimi i monitorimit ndërkombëtare të Kosovës në RTK. Se kjo do të ndodhë ishte e kuptueshme sepse me rastin e fillimit të punës për ndryshimet e Kushtetutës së Kosovës është e dijshme se do të pasojë ndryshimi, por jo edhe aq rrënjësor sepse ka argumente dhe fakte më të gjera deri në ndërtimin e mëvetësisë se plotë të sigurisë juridike dhe institucionale. Janë disa argumente që më kanë shtyre të zbërthejë çështjen e monitorimit ndërkombëtar të shtetit tonë.

Kosova ka probleme më funksionimin e rendit dhe ligjit dhe me krimin e organizuar, përkundër asaj se jemi shtet jo shumë i madh me pas një shkallë kaq të lartë të fenomenit të krimit të organizuar.


A kemi nevojë për EULEX?

Ka shumë argumente pro –at contra EULEX dhe vërejtje të funksionimit të tij në shtetin e Kosovës, i ardhur si mision për të ndihmuar drejtësinë vendore është ballafaquar shpesh herë me probleme të natyrës së efikasitetit të veprimit. Por kishte vërejtje edhe ne BE për punën e njerëzve që paguhen nga fondet e BE, duhet të arsyetohen parat e buxhetit të evropianëve kishte thanë një zyrtar i BE. Në vendin tonë kishte kritika për punën e këtij institucioni që nga profesionistet e drejtësisë sonë nganjëherë janë quajtur veprime arbitrare në disa raste përderisa njerëzit e politikës e kanë quajtur jo të dobishëm nganjëherë. Mirëpo për të dal nga loja EULEX duhet të kemi institucione të fuqishme të rendit dhe ligjit dhe qeverisja e shtetit të së drejtës. Gjyqësia ballafaqohet më interferime dhe se “ligjet e të fortit” sërish vlejnë në Kosovë, një sintagmë e imja shumë kohë më parë e nxjerr kur është fjala për rendin e ligjit. Në një libër timin shumë qartë kam potencuar në shtetin ku nuk sundon ligji vlen “fuqia e të fortit” që ka pushtetin.

Atëherë kemi fuqinë e koncentruar në individ të politikës, por se institucionet përballë individit të fuqishëm janë të zbehta jo kreative për të ndal veprimtarinë paligjshme. Pushtetin i individit përballë institucionit në këtë masë e bënë të pa fuqishëm institucionin përkundër autorizimeve kushtetuese dhe ligjore që ia dhanë, por kur i kemi disa citate nga disa njerëz që ndihmojnë anarkinë thonë: ligjet janë, infrastruktura është, por po mbajnë pengë funksionalitetin institucional, edhe pse nuk pajtohem kur thonë se sistemi gjyqësor është nganjëherë jo profesional, ata në masë të madh janë njerëz që dinë fushën e vet, por po pamundësohen me ushtrua veprimtarin e vet, dhe faji mbetet te institucionet, sepse logjikisht ndikues ordinar në gjyqësi nuk shihen por veprojnë.

Prandaj çfarë më tutje? Ka ide që misioni i mbikëqyrjes ndërkombëtare në mas të konsiderueshme do të reduktohet, por a kemi fituar ndonjë gjë prej këtij reduktimi vlerësoni vet? Sepse ne Kosovë ende fuqia e individit është me e madhe se e institucionit dhe përderisa është kështu vështirë dhe sinjal i keq për rendin dhe ligjin në vendin tonë. Sipas gjitha gjasave mbikëqyrja në rend dhe ligj do të mbetet edhe në vitin e ardhshëm për shkak të disa punëve të ndërmarra nga fusha penale nga ana e EULEX dhe se ato do të përfundohen. Por çështja është te ne se si ne do të sillemi pa ndonjë mbikëqyrje ndërkombëtare? Atëherë më nuk do të na shikojnë vetëm më sy krejt të mirë sa tash, por më një sy më kritik rreth procesit integruese në BE dhe kushteve që duhet plotësuar dhe nuk do te ketë lehtësime në formë kujdestarie.

Vizita e disa qeveritarëve në BE ishte një nga këto tema edhe pse duhet të jemi realistë, edhe pse do të reduktohet misioni monitorues ndaj shtetit tonë, nuk është ndonjë meritë e jona, por është kërkesë e brendshme e BE, normal e miqve tanë ndërkombëtar me fillua me ec vet, se nuk mundet përjetësisht të kujdestarohet në Kosovë dhe shpeshherë te merren me pedagogji dhe këshillime, pse duhet bërë këtë e pse jo? Normal deri këtu kemi mbërri falë miqve tanë SHBA dhe BE, dhe jemi të ndërgjegjshëm dhe të vetëdijshëm. Me një rast pata thënë se shumë para nga fondet ndërkombëtare janë dhënë, por s’po shihen ndryshime të mëdha në të menduarit politik, përplot trajnime vizita zyrtare, programi lidershipi, por kur të ulem e analizojmë këta njerëz të politikës dhe entuziast të shumtë të këtij zanati, nuk po ndërrojnë fare të njëjtit po mbetën. Andaj korrupsioni duhet të bie kështu porositi Kancelaraj Merkel, porosia ishte jo me fol për korrupsionin po të punohet më shumë në zvogëlimin e tij në masë të dukshme. Kushti që na është vënë nga BE për të luftuar korrupsionin është që moti sinjal i qartë dhe funksionimi i fuqishëm i rendit dhe ligjit pa këto komponentë dhe përmirësimin do të kemi vështirësi të madha në procesin integrues.

Institucionet e sigurisë dhe mbrojtëse

FSK duhet të zhvillohet më tutje dhe duhet të arrij shkallën e plotë të profesionalizmit që ajo të shndërrohet një ushtri moderne e përgatitur mirë teknikisht dhe ushtarakisht në të ardhmen për të bërë ballë sfidave të kohës. Andaj komponenti i prezencës ndërkombëtare mbetet në Kosovë edhe në të ardhmen përderisa përgjegjëse është KFOR-i për sigurinë e shtetit të Kosovës. Përderisa organet tjera të rendit si shërbimi policorë me sukses po kryejnë punët, ky ishte një vlerësim ndërkombëtar.

Kujdestaria politike do të funksionoj edhe me tutje

Kujdestaria politike dhe udhëzimet se si duhet vepruar do të vazhdojnë të ofrohen nga miqtë tanë ndoshta jo edhe aq fuqishëm si deri tash, por do të jenë të nevojshme për disa politikanë dhe institucionet politike qeverisëse të vendit. Këtë e dëshirojnë edhe vet këta njerëz që merren politikë, sepse fitohet përshtypja që po mësojnë ngadalë shumë në politikat ndërkombëtare dhe menaxhuese vendore. Këshillimet janë të nevojshme dhe ato do të mbeten, sepse janë në interes të shtetit tonë. Po që se vazhdojmë të punojmë me sinqeritet për rend dhe ligj për raporte të mira me fqinjët dhe proceset tjera globale evropiane dhe me gjerë, ne do te kemi përkrahje gjithnjë më e fuqishme se po pranohen vlerat e sotme politike ndërkombëtare, andaj Kosova do të ndihmohet edhe më shumë.

Ajo çka sot i intereson bashkësisë ndërkombëtare është të zvogëlohet pushteti i individit dhe të forcohet ndikimi institucional, sepse kjo është e qartë mjaftë ata nuk dëshirojnë të shohin njerëz mbi rendin dhe ligjin që ngjason në periudhat shumë të hershme që ka kaluar njerëzimi, por institucione të fuqishme dhe të besueshme nga qytetarët. Sidoqoftë reformat dhe politikat kadrovike të politikës janë te ngadalshme dhe se trysnia e kujdestarëve ka qenë në këtë segment mjaft e theksuar ka pas shumë herë biseda me liderët politikë të vendit që të japin më shumë shpresë udhëheqjes së re me njerëz më të edukuar dhe me pak problematik dhe me menaxherët suksesshëm politikë, sepse politika dhe kuptimi ka evoluar nga të çendnit e një politikani të arsyeshëm e deri të te një menaxher i mirë i jetës se qytetarëve. Me fjalë të tjera liderët duhet te jenë menaxher të suksesshëm shtetëror, e jo lider klasik të së kaluarës. Sidoqoftë edhe në një periudhë kohore do të ketë një mbikëqyrje të lehtë politike në Kosovë, mirëpo dalëngadalë po vjen koha që të qeverisim vet.