Një takim tjetër urgjent në mes Kosovës dhe Serbisë do të zhvillohet sot në Bruksel.
Temë diskutimi është njohja reciproke të certifikatave për transportin e mallrave të rrezikshme të njohura si ADR, shkeljet e marrëveshjes për vizitat zyrtare nga ana e zyrtarëve të Serbisë duke hyrë edhe ilegalisht në Kosovë, si dhe për ndalimin e vazhdimit të lëshimit të letërnjoftimeve nga strukturat paralele për qytetarët e Kosovës nga ana e Qeverisë së Serbisë.
Ky takim urgjent vjen pas kërkesës së ministres Tahiri, e cila kishte argumentuar se urgjentisht duhet të zgjidhet çështja e certifikatave të ADR-së sepse po cenohet marrëveshja për tregtinë e lirë.
Tahiri po ashtu kishte reaguar në BE-në për fushatën elektorale provokative të zyrtarëve të Serbisë gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë duke kërkuar që BE-ja të merr masa në pajtim me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve.
“Vazhdimi i deklarimeve nga zyrtarët e Serbisë ka bërë që Qeveria e Kosovës/MPJ të mos i jap leje zyrtarit serb Marko Gjuriq që të vizitoj Kosovën. Ndërkohë, të premten e kaluar ka ndodhur provokimi i radhës kur zyrtari serb Gjuriq ka hyrë ilegalisht në Kosovë duke shkelur marrëveshjen e Brukselit. Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka reaguar në BE-në për shkeljen e radhës nga Serbia dhe zyrtarit të tyre si dhe ka marrë vendim që më 18 prill t’ju ndalohet hyrja ilegale të personave me leje ilegale të lëshuara nga strukturat paralele si dhe ka njoftuar Brukselin se çdo hyrje tjetër ilegale në Kosovë e personave të ndryshëm do të ketë përballje me forcën e ligjit të Republikës së Kosovës. Si rezultat i tensionimit të situatës, Bashkimi Evropian ka ftuar takim urgjent nesër në Bruksel”, thuhet në një komunikate të Qeverisë së Kosovës.
Sa i për certifikatave ADR, pozicioni i Qeverisë së Kosovës mbetet ai i njëjti i rikonfirmuar nga ministrja Tahiri edhe gjatë takimit të Vjenës më 4 prill 2016 se pa njohjen reciproke të këtyre të certifikatave ADR nuk do të ketë as ndryshim të masës së reciprocitetit të vendosur nga Qeveria e Kosovës.
“Sa i takon masave ndaluese për hyrje dhe dalje në Kosovë me leje ilegale të njoftimit, Qeveria e Kosovës me kërkesën e Ambasadës amerikane dhe BE-së ka vendosur që zbatimin e vendimit ta shtyjë deri në mbajtjen e takim it sot në Bruksel”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU “Gjakova” u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa