Agjencia e Bujqësisë së Kosovës që funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural e Shqipërisë kanë nënshkruar sot marrëveshjen e parë të bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë. Kjo marrëveshje do t’i ndihmojë të dyja vendet në procesin e zhvillimit të strukturave të tyre, si dhe do të përmirësojë aktivitetet e tyre në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural.
Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, ka thënë se format e tilla të bashkëpunimit janë të domosdoshme për të dyja shtetet, pasi që në këtë mënyrë sipas tij po arrihet fuqizimi i mëtejmë i sektorit të bujqësisë. “Nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të ndikojë në fuqizimin e mëtejmë të strukturave në agjencionet tona, gjë që do të sjell edhe lehtësira në realizimin e projekteve tona për zhvillimin e sektorit të bujqësisë”, ka thënë Stavileci. Ai po ashtu, tha se kjo marrëveshje është shembulli më i mirë i intensifikimit të bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve dhe në këtë kuadër, Stavileci ka shprehur gatishmërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve të tilla edhe me shtetet e rajonit.
Në anën tjetër, kryeshefi i Agjencionit për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovës, Elhami Hajdari, ka thënë se kjo marrëveshje do të kontribuojë në të mirën e të dyja agjencioneve, pasi që sipas tij kjo do të mundësojë edhe shkëmbimin e përvojave në këtë sektor. “Përmes kësaj forme ne kemi krijuar mundësinë e promovimit të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të mira dhe përforcimit të përpjekjeve të vazhdueshme në fushën e interesave të përbashkëta lidhur me procesin e para anëtarësimit në BE dhe procesin pas anëtarësimit,si dhe përgatitjen e sistemit të gjithëmbarshëm të implementimit për përvetësim efikas dhe shfrytëzim të fondeve të para anëtarësimit të IPARD, si dhe më vonë fondeve të EAFRD dhe EAGF”, ka thënë kryeshefi Hajdari.
Ndërkaq, Suela Popa, kryeshefe e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural në Shqipëri, tregoi se kjo është marrëveshja e parë e bashkëpunimit që po e nënshkruajnë si agjencion. “Për interesin tonë të përbashkët, ne do të bashkëpunojmë reciprokisht, do të shkëmbejmë përvoja, njohuri dhe ekspertë të IPARD, në kuadër të kornizës së detyrueshme legjislative të BE-së, si dhe kornizës ligjore përkatëse të secilës palë”, ka thënë ajo.
Ndryshe, kjo marrëveshje ndihmon agjencionet edhe në marrjen e hapave të nevojshëm me qëllim të marrjes së mjeteve të nevojshme financiare nga buxheti i tyre kombëtar dhe marrjen e mbështetjes financiare nga resurset ndërkombëtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët