Koreja e Veriut realizoi një testim bërthamor në muajin shkurt, paraprirë nga lëshimi i paautorizuar i një sateliti në hapësirë në dhjetor 2012, veprime që kanë vendosur Penianin në qendër të kritikave dhe sanksioneve ndërkombëtare.

Siç transmeton Top Channel, autoritetet koreano-veriore kërcënuan gjithashtu me ndërprerjen e çdo kontakti me Korenë e Jugut, duke ndërprerë linjat telefonike që ndodhen pranë kufirit ndërshtetëror, në fshatin e Panmunjomit.


Gadishulli Korean u përfshi nga një luftë e përgjakshme 3-vjeçare, në vitet 1950-53, e cila shkaktoi mbi një milionë viktima dhe çoi në formimin e dy shteteve koreane, të ndarë në paralelin 38.

Megjithatë, të dy shtetet firmosën vetëm një armëpushim në fundin e konfliktit dhe jo një paqe që i jepte fund përfundimisht luftës, prandaj të dy vendet janë teknikisht ende në luftë midis tyre.

Këshilli i Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara pritet të mblidhet të martën në selinë e OKB-së në New York për të nisur bisedimet mbi sanksionet që do të vendosen mbi Korenë e Veriut. /Telegrafi/