LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Veriut: Fakte të çmendura për mbretërinë e shokut Kim (Foto)

Koreja e Veriut: Fakte të çmendura për mbretërinë e shokut Kim (Foto)

Në vitin 1990, u bë e detyrueshme për të gjithë mësuesit në Korenë e Veriut që të mësonin se si të luanin fizarmonikën.

Fizarmonika shpesh është quajtur ‘instrumenti i popullit’ pasi që ishte e lehtë për ta mbajtur kudo. Këndoheshin pak a shumë këngë të tilla si: “Ne nuk kemi askënd zili në botë”.

Një fshat i rremë propagandistik i quajtur Kijong-dong u ndërtua në vitet 1950 pas luftës së Koresë për të krijuar fasadën e një vendi të qetë dhe të begatë dhe për të inkurajuar njerëzit nga Jugu që të dezertonin.


Gjatë 60 viteve të fundit, mbi 23.000 koreanë të Veriut janë arratisur në Korenë e Jugut, ndërsa vetëm dy koreano-jugorë kanë shkuar në Veri. Sipas historisë zyrtare të qeverisë së Koresë së Veriut, Kijong-dong është një koleksion ndërtesash shumëkatëshe që strehojnë 200 familje, të cilat kalojnë ditët e tyre duke u angazhuar me kënaqësi në aktivitete normale ditore. Në realitet, dritaret e ndërtesave nuk kanë xhama dhe dritat elektrike (një luks që nuk është i njohur për koreanët e veriut në fshatra) ndizen me një programues automatik. Të vetmit që shfaqen janë punëtorët e mirëmbajtjes, që fshinin rrugët njëherë e një kohë për të dhënë përshtypjen e aktivitetit të vazhdueshëm.

Koreja e Veriut ndjek një rregull të “tre brezave dënim”, që do të thotë se nëse një person ka shkelur ligjin ose është dërguar në burg, fëmijët, prindërit dhe gjyshërit dërgohen për të punuar me të.

Kushdo që është shpallur fajtor për kryerjen e një krimi (i cili mund të jetë edhe përpjekje për arrati nga Koreja e Veriut), dërgohet në kampin e internimit të Kaechon së bashku me gjithë familjen e vet. Dy gjeneratat e mëvonshme do të lindin në kamp dhe gjithashtu duhet të jetojnë të gjithë jetën e tyre në robëri dhe të vdesin atje.

Kim Jong-il rrëmbeu regjisorin e njohur nga Korea e Jugut Shin Sang-ok dhe e detyroi atë të ribëjë filma të famshëm të Hollivudit në stilin e propagandës.

Komploti i rrëmbimit u porosit nga Kim Jong-il i cili ishte përgjegjës për industrinë e filmit të Koresë së Veriut, para se të merrte detyrën si udhëheqës i vendit. Ai urdhëroi që Shing Sang-ok dhe aktorja Choi Eun-hee të rrëmbeheshin dhe të dy u mbajtën të ndarë nga njëri-tjetri në burg për pesë vjet, derisa i pari u pendua. Qëllimi i Kim Jong-il ishte t’i detyronte ata të krijonin filma që do të shastisnin botën. Ata punuan së bashku dhe prodhuan një seri filmash, më i rëndësishmi ishte Pulgasari, një version socialist, i nxitur me propagandë nga Godzilla i Hollivudit.

Atraksioni më i famshëm turistik i Koresë së Veriut është vizita në trupin e ruajtur të Kim Jong-il.

Trupi i balsamuar i diktatorit të Koresë së Veriut ndodhet në një mauzoleum shtetëror dhe është i hapur për vizita edhe për turistët e huaj. Ciceronët vendas kanë njohuri gjithëpërfshirëse të jetës së Kim dhe me padurim theksojnë detajet rreth arritjeve të tij të mëdha, si dhe aftësive hyjnore.

Zgjedhjet mbahen çdo 5 vjet në Korenë e Veriut, por vetëm një emër shfaqet në listën e votimit. Nëse një zgjedhës dëshiron të zgjedhë dikë tjetër, ata mund ta bëjnë këtë duke vënë kryq mbi emrin, por pa ndonjë anonimitet dhe privatësi.

Zgjedhjet kanë një pjesëmarrje afërsisht 100% dhe vendet janë në thelb jo-konkurruese pasi që të gjithë janë zgjedhur nga Fronti Demokratik për Ribashkimin e Atdheut.

Është viti 105 në Korenë e Veriut, jo 2016 sepse merret ditëlindja e udhëheqësit si vit i parë, jo e Jezusit

Është viti 105 në Korenë e Veriut, jo 2016, sepse vendi i shënon vitet nga lindja e Koresë së Veriut, përdoret kalendari Juche, i cili u prezantua në vitin 1997 dhe bazohet në datën e lindjes së Kim Il-sung: 15 prill 1912. Viti 1912 përdoret si Juche 1 dhe nuk ka Juche 0. Megjithatë, kalendari mban muajt tradicionalë të kalendarit Gregorian dhe numrin e ditëve në muaj.

Shpërndarja, posedimi dhe konsumimi i kanabisit është i ligjshëm në Korenë e Veriut, dhe në fakt, rekomandohet si një alternativë më e shëndetshme ndaj duhanit.

Sipas Sokeel Park, drejtori i studimeve dhe strategjisë i “Liri në Në Korenë e Veriut”, kanabisi rritet kudo në Korenë e Veriut, madje shitet jashtë vendit nga agjencitë qeveritare për të fituar valutë të huaj. Marihuana është e ligjshme, pasi nuk ka asnjë ndëshkim dhe as nuk është fetishizuar aq sa në perëndim.

Koreja e Veriut përfshin rreth 2000 gra tërheqëse si pjesë e një ‘Skuadre kënaqësie’ që ofrojnë shërbime argëtuese dhe seksuale për zyrtarët e lartë.

Ekzistenca e haremeve të Kim Jong-il ka qenë e njohur për komunitetin e inteligjencës të Koresë së Jugut. Sipas rrëfimit të një dezertoreje, Mi Hyang nga skuadra e kënaqësisë, grupet e grave të reja dhe tërheqëse regjistroheshin rregullisht për të ofruar shërbime argëtuese dhe seksuale për zyrtarët e lartë të qeverisë.

Regjimi i Koresë së Veriut ka zbatuar për një kohë të gjatë rregulla strikte mbi stilin e flokëve; shumica e berberëve në Penian shpallin fotografi të stileve të flokëve të sanksionuara nga qeveria.

Pasi që Kim Jong-un mori pushtetin në vitin 2011, rregullat u zbutën pak. Është akoma e preferuar që burrat dhe gratë t’i përmbahen qethjeve konservative. Gratë më të moshuara mund të mbajnë vetëm flokë të shkurtër, ndërsa të rinjtë lejohen të mbajnë pak më gjatë.

Ka rreth 34,000 statuja të Kim Il Sung në Korenë e Veriut – një për çdo 3,5 km, ose një për çdo 750 njerëz. Të gjithë koreano-veriorëve u kërkohet gjithashtu të veshin një simbol që paraqet fytyrën e tij si një shenjë e besnikërisë ndaj themeluesit të kombit.

Veshja e stemës në xhaketat e tyre është një ritual i përditshëm për të gjithë dhe në një vend ku njerëzit rrallë mbajnë sende të shtrenjta ose të vlefshme dhe karta krediti, ato janë shumë të çmuara për hajdutët. /bota.al/

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Evropa
Kalo në kategori