“Sapo kam përfunduar albumin, i cili pritet të dalë së shpejti. Momentalisht jam duke bërë përgatitjet për klipin e ri, të cilin do ta realizoj me shtëpinë filmike ‘VideoArt’. Ndërsa, njëkohësisht jam duke punuar edhe me këngëtarë të tjerë”, ka zbuluar angazhimet e tij këngëtari në një intervistë për gazetën “Infopress”.

Për më shumë, Korabi ka thënë se receta e tij për sukses është “puna e pandërprerë dhe frymëzimi nga jeta”, ndërsa më së shumti e admiron babanë e tij (këngëtarin Ilir Shaqiri).