Në fjalën e tij, kryetari i Aleances, Kreshnik Spahiu deklaroi se do të ketë gjithnjë gatishmëri për kauzën shqiptare.

“Jemi më të varfrit, jemi me qeveri të korruptuar. Jemi në vitin 2012 dhe akoma nuk dihet numri i plotë i popullsisë”, tha Spahiu.


Kreu i Aleancës u shpreh para delegatëve se ky vit e gjeti shtetin shqiptar në një gjendje të vështirë ekonomike, ndërsa theksoi se shqiptarët drejtohen nga një qeveri e korruptuar dhe me ndasi politike.

“Aleanca Kuq e Zi është një alternativë qeverisëse më e mira dhe më profesionalja”, ka thënë Spahiu. /Tch/Telegrafi/