Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 403 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Sipas qyteteve në Shkup - 162, Kumanovë - 42, Prilep - 33, Manastir - 30, Shtip dhe Koçan nga 22, Tetovë - 18, Veles - 17, Strumicë - 12, Gostivar dhe Gjevgjeli nga 6, Radovish - 4, Kërçovë, Probishtip, Sveti Nikollë, Vallandovë dhe Kratovë nga 3, Resnje, Strugë, Berovë, Vinicë dhe Bogdanci nga 2, Kavadar, Krushevë, Pehçev dhe Dojran nga 1.


Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 152.685, numri i pacientëve të shëruarve është 133.473, numri i të vdekurve është 4.936, ndërsa numri i rasteve aktive është 14.276.

Më shumë raste aktive ka në Shkup-6.514, Kumanovë-1.033, Manastir-910./Telegrafi/