Kampi komunist nuk u shemb vetëm për shkak të krizës ekonomike, që u thellua brenda tij. Nuk ra as vetëm për shkak të dhunës, shtypjes e represionit që diktatorët komunistë shkaktuan për gjysmë shekulli kundër popujve të tyre. Komunizmi ra kur udhëheqjet e partive komuniste “motra”, gjithmonë sipas mentorimit nga Kremlini dhe përmes shërbimeve të tyre sekrete, survejonin anët më intime në familjet e intelektualëve dhe disidentëve.
Shkas për këtë shkrim është vizita këto ditë në kryeqytetin norvegjez e liderit shpirtëror të Lëvizjes Vetëvendosje bashkë me familjen e tij. Në fillim lajmi padrejtësisht mori dhenë në mediat kosovare. Puna u pështiros aq shumë sa me vizitën e tij në Norvegji u morën edhe përfaqësuesit e partive më të mëdha politike në Kosovë!
Me Serbinë, shqiptarët janë në luftë që nga viti 1876. Kushdo që pretendon se konflikti shqiptaro-serb ka marrë fund, duhet të jetë pjesë e kampit injorant. Për gati një shekull e gjysmë luftërash me Serbinë, shqiptarët janë përballur me ekzekutime individuale e kolektive, me dëbime dhe masakra kolektive. Shqiptarët më së shumti gjatë këtyre konflikteve janë goditur kur u është cenuar dinjiteti familjar.
Gjatë periudhës 1991-’99, më saktë gjatë kohës kur punoja në Qendrën për Informim të Kosovës, e kam përcjell veprimtarinë e Policisë dhe Ushtrisë serbe në Kosovë. Në kontakte të çdoditshme me shqiptarët e cenuar në dinjitet familjar, më ka provokuar kjo çështje e cila si rezultat i angazhimit për disa vjet, më vonë është bërë pjesë e analizës sime.
Nga viti 1990 deri natën e 24 marsit të vitit ’99 kur filluan sulmet e Aleancës veriatlantike kundër caqeve serbe në Kosovë, regjimi policor serb ndërmori fushatë represive me pretekst të kërkimit të armëve. Fushata rezultoi e suksesshme për regjimin policor serb dhe ishte vazhdimësi e projektit të satrapit dhe ministrit të Brendshëm të ish-federatës jugosllave, Aleksandar Rankoviq. Këtë model represiv kundër shqiptarëve, Rankoviq e instaloi nga viti 1945 deri në prill të vitit 1966 kur ra nga pushteti.
Modeli i satrapit Rankoviq i shkoi për shtati tiranit Milosheviq. Politikanët dhe analistët e shërbimit sekret serb, erdhën në përfundim se shqiptarët më shumë se nga dhuna e represioni, goditen kur u cenohet dinjiteti familjar. Gjatë viteve të regjimit policor serb të tiranit Millosheviq, kur Policia serbe në Kosovë ndërmerrte mesatarisht njëzet aksione brenda natës me pretekst të kërkimit të armëve, aksionet i kryente kryesisht në orët e mesnatës. Viktimat e tyre, pra shqiptarët, cenoheshin në dinjitet në kohën kur gjendeshin në shtrat me bashkëshortet e tyre, që fundja ishte njerëzore. Ishin policët serbë ata që “aksidentalisht” zbulonin trupin e bashkëshortëve, derisa përmbysnin gjithçka gjatë bastisjeve në familjet shqiptare.
Këto veprime të Policisë serbe preknin thellë në dinjitet njerëzor e familjar. Pikërisht për këtë arsye, shqiptarët pa as më të voglin hezitim hidhnin trastën mbi supe dhe merrnin udhën e mërgimit. Nga kjo metodë represive e regjimit policor serb, pra nga dhuna sistematike dhe nga cenimi i dinjitetit familjar, gjatë periudhës së fundit të okupimit serb nga Kosova u larguan hiç më pak se rreth 600 mijë shqiptarë.
Kur vajza e Albin Kurtit do të bëhet dalzotësja e vetes, do të kuptojë se kur ishte e mitur, në shkurt të vitit 2017 i është cenuar privatësia familjare. Një injorant e ka fotografuar atë dhe babain e saj, derisa shëtisnin në një shesh të bukur në kryeqytetin norvegjez në Oslo. Do të kuptojë po ashtu se në vitin 2017 Kosova vetëm në letër kishte parti të djathta, pasi ato nuk i respektonin katër shtyllat kryesore të demokracisë, njëra ndër kryesoret familja. Me keq se kjo, në esencë të gjitha ishin po aq të majta sa partia e babait të saj…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët