Komuniteti i lodht’
– In-direkt: Shoqëria civile në Kosovë –
Sot e kemi një komunitet të lodht’ të shoqërisë civile në Kosovë. Të ç’thurur totalisht apo të lidhur në “leqe të veta”. Aspak aktiv dhe krejt të neutralizuar. Flamurtarët e shoqërisë civile kanë hyrë skutave me aklimatizim të politikës kosovare. Dhe aty vazhdojnë të ndjehen rehat. Natyrisht, më rehat aty sesa në rrugë. Gjithashtu, më rehat edhe për politikën
Përjashtuar Lëvizjen “Vetëvendosje”, e cila mund të defininohet më shumë se shoqëri civile, pak organizata (deri diku të zëshme) joqeveritare dhe dy-tre individë aty-këtu, në Kosovë, në përgjithësi, shoqëria civile është në knock-daun klasik. Spektri politik i vendit, e sidomos ai në pushtet, me dy-tri ekzibicione mund të thuhet se ka arritur ta neutralizojë atë pjesë të shoqërisë sonë që do të mund të identifikohej si shoqëri civile. Është shumë e natyrshme që secili pushtet të tentojë ta “përvetësojë” potencialin e mundshëm për rebelim brenda shoqërisë. Për këtë nuk është fajtor pushteti, por fajtorë janë pikërisht atë përfaqësues të shoqërisë civile, që duke e ngatërruar konceptin (me qëllim ose pa të, apo ku ta dimë se për çfarë interesash), pranojnë të futen nën ombrellën e pushtetit.
Sa për ilustrim, përfaqësues të organizatave të caktuara joqeveritare ose kanë zyra në Qeverinë e Kosovës, janë këshilltarë të lidershipit më të lartë të vendit ose satelitë të politikës, në forma të ndryshme. Ky “flirt” i tyre me pushtetarët apo edhe me politikën në përgjithësi, është edhe kapitullim apriori para asaj pjese të shoqërisë sonë, para pushtetit ekzistues ose edhe atij të mundshëm, ndaj të cilëve në fakt, në vend se me bashkëpunim, do të duhej të silleshin me opozitarizëm.
Defektet e kësaj simbioze të panatyrshme për një shoqëri normale janë parë disa herë, në shumë protesta, nisma për të kundërshtuar gabimet e politikës apo mosangazhimin e saj, si në kuadër të shoqatave të luftës, pastaj brenda sindikatave të “pavarura” të vendit etj. P.sh. nëse këto organizata e kanë ftuar ndonjë protestë për mbrojtjen e interesave të komunitetit të tyre, në opinion menjëherë janë shfaqur eksponentë të tjerë (natyrisht me ndikim në këto struktura) të cilët kanë ftuar për bojkot. Dhe protesta e mundshme ka rezultuar me një organizim karikaturë.
Këto skena i kemi parë disa herë në Kosovën e pasluftës.
Një tjetër argument se për çfarë në Kosovë nuk ekziston bashkësia e konsoliduar e shoqërisë civile është edhe fakti se mungon vullneti për mbështetje financiare ndaj mendimit të pavarur (apo mendimit ndryshe). Komuniteti i biznesit nuk e ka gatishmërinë ose heziton të mbështesë shoqërinë civile në organizime kundërshtuese ndaj politikave të njërit apo të kampit tjetër politik. Gjithashtu mungon edhe mbështetja e një fryme mospajtuese me politikën apo politikat kudo në media të Kosovës. Liria e të shprehurit mund të shkojë vetëm deria aty ku nis cënimi i asaj që quhet “politikë redaktoriale”, e cila në atë moment apo në atë shkallë shndërrohet në ineteres komercial a financiar. Aty vijnë në shprehje gërshërët redaktoriale.
Domethënë, nuk ka hapësirë mediale për të kultivuar shoqërinë civile.
Nga paslufta e këndej, në tërë 10-vjetëshin e fundit, janë derdhur shumë para në Kosovë, nga ku ta dimë se çfarë qarqesh, për ta diskredituar sy botës luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk mungonin opinionistët e shumtë që, për hirë fondesh të caktuara të shkarravisnin mbi fytyrën e luftës sonë të pastërt çlirimtare. Kur përfundoi kjo fazë, nisi tjetra, ajo e dhënies së parave për të kultivuar bashkëjetesën. Edhe këtu, turravrapazi, mësyen tw “pavarurit” me projekte e projekte multietnike, madje duke shkuar deri atje sa ta barazonin luftën e Kosovës me krimin e Serbisë këtu, ose së paku ta minimizonin përmasën e krimit serb në Kosovë, duke u përpjekur që të gjitha mëkatet t’ia atribuojnë veç një personi – Milosheviqit, ose e shumta aparatit të tij prej dhjetë e më pak vetash.
Paratë derdheshin nga jashtë, dhe efektet arriheshin në Kosovë. Kultivohej shoqëri civile e rekrutuar dhe e margjinalizuar.
Kur u arritën efektet e saj, u ndalën edhe paratë. Shoqëria civile u tkurr në disa OJQ që organizonin kurse të rrobaqepësisë, të amvisërisë, të të mësuarit të shkrim-leximit në zonat e thella të Kosovës, me nga pak para e fonde të vogla, në njërën anë, kurse në tjetrën, me mundime, pa para e me shumë sakrifica nisi organizimi i “Vetëvendosjes”, aktiviteti i shoqatave të të zhdukurve e kështu me radhë. Këto të fundit kishin mision më të madh e më të shenjtë, por mbështetje aspak.
Emra të njohur të shoqërisë civile veshën petkun politik dhe pastaj e hoqën prapë. Tipi i “inetelektualit të pavarur” të Kosovës së paraluftës, nuk u kultivua apo humbi në Kosovën e pasluftës. Ndonjëri mund të ketë bërë ndonjë britmë, si i pavarur, për t’u zhdukur më pas opinioni i tij tok me humbëtirën mbrëmjes, dhe me faqen e gazetës, krejt i pavërejtshëm dhe i pambajtur në mend.
Kështu humbi pavarësia intelektuale në Kosovën e pasluftës. Shoqëria civile u zhvillua për nevoja të caktuara, në faza të caktuara, dhe pastaj u shua bashkë me projektin (dhe thithjen e parave).
Sot e kemi një komunitet të lodht’ të shoqërisë civile në Kosovë. Të çthurur totalisht apo të lidhur në “leqe të veta”. Aspak aktiv dhe krejt të neutralizuar. Flamurtarët e shoqërisë civile kanë hyrë skutave me aklimatizim të politikës kosovare. Dhe aty vazhdojnë të ndjehen rehat. Natyrisht, më rehat aty sesa në rrugë. Gjithashtu, më rehat edhe për politikën. Janë pak organizata të reja dhe një brez i edukuar pas luftës (i padjallëzuar), ai që po i mban gjallë shpresat e organizimit të shoqërisë civile në Kosovë, si komunitet i panënshtruar dhe korrektues i vërtetë i sitemit politik (dhe pushtetit) në Kosovë.
Një shoqëri është e shëndoshë dhe e demokratizuar, aq sa i jep hapësirë dhe e zhvillon bashkësinë e “rebelëve” apo të të panënshtruarve – shoqërinë civile. Tekefundit, politika nuk ka faj nëse “intelektualët” dhe “liderët” e pavarur duan të flirtojnë me të.
(Autori është opinionist i lirë. Kontakt: ernestluma@hotmail.com)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?