LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi me shoqatat “Down Syndrome Kosova” dhe “Autizmi”

Komuna e Prishtinës nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi me shoqatat “Down Syndrome Kosova” dhe “Autizmi”

Komuna e Prishtinës nënshkroi sot Memorandum Mirëkuptimi me Shoqatën “Down Syndrome Kosovë” dhe Shoqatën e Autizmit.

Në bazë të këtij memorandumi, komuna e Prishtinës do të angazhohet për: caktimin e lokacionit për ndërtimin e Qendrës për trajtimin e personave me sindromën Down dhe Autizëm,  sigurimin e një pjese të mjeteve financiare për ndërtimin e Qendrës, e cila do të caktohet në Kontratën e bashkëfinancimit, ndërtimin e Qendrës me parimin “çelësat në dorë” në bazë të projektit për të cilin duhet të merret edhe pëlqimi i Shoqatave, prezantimin e shpenzimeve të bëra gjatë ndërtimit të qendrës tek Shoqatat.

Ndërkaq, shoqatat do të angazhohen që mjetet financiare të grumbulluara nga Shoqatat në emër të ndihmave për ndërtimin e Qendrës, të derdhen në llogari të Komunës së Prishtinës me destinim ekskluziv për ndërtimin e Qendrës së lartcekur; të gjitha marrëveshjet eventuale në mes të Shoqatave dhe Kompanive e të cilat janë në funksion të kryerjes së punëve në dobi të Qendrës do t’i prezantohen Komunës; shërbimet që ju kanë ofruar shoqatave për ndërtimin e qendrës do të jenë në dispozicion për ndërtimin e Qendrës, shërbime këto që do të ndikojnë në uljen e kostos së ndërtimit. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Drejtësi
Ende mister shkaqet e zjarrit që përfshiu ish-objektin e “Kino ABC” në Prishtinë

Ende mister shkaqet e zjarrit që përfshiu ish-objektin e “Kino ABC” në Prishtinë

Kronika e Zezë
BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë

BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Osmani: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka qenë dhe mbetet vendimtare

Osmani: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka qenë dhe mbetet vendimtare

Lajme
Kalo në kategori